Thursday, September 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREPD ‘nis punën’ për zgjedhjet, mbledh drejtuesit politikë të qarqeve

PD ‘nis punën’ për zgjedhjet, mbledh drejtuesit politikë të qarqeve

Partia Demokratike, pas përcaktimit të drejtuesve politikë të qarqeve, do të zhvillojë sot mbledhje për herë të parë me këta drejtues, në selinë blu.

Mësohet se mbledhja do nisë në orën 17:00, ku do të diskutohen protestat dhe puna në terren.

Kujtojmë se në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së që u mbajt para disa ditësh, kryetari i PD-së Sali Berisha dha porositë e tij për demokratët duke thënë se këto nëntë muaj para zgjedhjeve të 2025, PS duhet të kalojë nga mbrojtja në sulm dhe se nuk duhen të njohin humbje, por vetëm fitore.

“PD këto 9 muaj, duhet të jetë, të kalojë nga mbrojtja në sulm dhe secili nga ne duhet të përsërisë çdo ditë dy fjalë; sulm dhe fitore. PD duhet të jetë vetëm sulm dhe fitore. Fitorja e opozitës dihet të jetë opsioni ynë i vetëm”, tha Berisha.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME