Thana kultivohet në zonën e veriut të Shqipërisë dhe është e njohur për vetitë kuruese të saj. Është një nga ato frutat që pavarësisht shijes, ka një sërë vlerash ushquese.
Kokrrat e kuqe të thanës mbartin shumë avantazhe shëndetsore. Fruti është bujar në vlera mjekësore, shëndetësore dhe ushqyese. Në rastin e gjakderdhjes së tepruar, ngrënia e këtij fruti shkakton kontraktimin e muskujve dhe indeve dhe rrjedhimisht parandalimin e kësaj simptome.
Fruti pakëson ndikimin e temperaturës në organizëm dhe e ul atë në nivele normale. Lëvorja e pemës dhe frutat e saj janë të dobishëm në rikthimin e ushqyesve të humbur nga organizmi. Vlerat e frutit shkojnë përtej sidomos për trajtimin e shqetësimeve me zorrët, ethet apo kolerës. Lulet e thanës përdoren edhe për trajtimin e diaresë.
Frutat e thanës kuron dhe shëron një sërë problemesh shëndetsore siç janë: dhimbjet e poshtme të mesit, dhimbjen e gjunjve, marrjamendjen, urinimin e tepërt, tringëlllimin e veshëve, mëlçinë, djersitjen e tepërt, rrahjet e çrregullta të zemrës, çrregullimet e ciklit menstrual, krizat e nervave e shumë të tjera.
Kokrrat e kuqe të thanës përdoren edhe për trajtimin e etheve dhe shqetësimeve të zorrëve. Vlerat e thanës e bëjnë atë të dobishme edhe kundër sëmundjeve kardiovaskulare.