Uncategorized

Dy arrestime në Lushnje në 24 orët e fundit

Lushnje – Policia ka vënë në pranga në 24 orët e fundit. Ajo ka arrestuar një 39 vjecar pasi ka dhunuar psikologjikishtë bashkëshorten e vet, ndërsa një 41 vjeçar po kryente ndërtim pa leje

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 39 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në prezencë të fëmijëve të mitur, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Po nga këto struktura u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasi B. K., 41 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke ndërtuar pa leje, një objekt për biznes, në fshatin Zhamë Sektor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button