Vera dhe plazhi ka nisur të ndihet çdo ditë e më shumë me rritjen e temperaturave. Me siguri, një pjesë prej jush kanë nisur të bëjnë edhe planet për pushime. Por para se të niseni drejt destinacioneve të nxehta të verës, shikoni disa prej rrobave të banjës që do të pushtojnë plazhet.
Ka kaq shumë stile nga të cilat mund të zgjidhni dhe që mund të jenë të përshtatshme për çdo siluetë. Nëse jeni me linja të kolme, me shpatulla të gjera, të imta apo me bel të gjerë.
Ka rroba banje për të gjitha format tuaja trupore.