Sunday, December 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTLa Liga kërkon anulim kontratash, Mbappe te Real Madrid e Messi te...

La Liga kërkon anulim kontratash, Mbappe te Real Madrid e Messi te Barcelona

PSG tani është në telashe. Kontratat e Lionel Messit dhe Kylian Mbappé, në fakt, mund të anulohen për shkak të veprimit ligjor të ndërmarrë nga La Liga kundër kampionëve të Ligue 1. Nëpërmjet avokatit Juan Branco, Javier Tebas dhe La Liga depozituan një denoncim në ministrinë franceze të sportit, në lidhje me rregullsinë e rinovimit të kontratës së Kylian Mbappe me Paris Saint-Germain. Manovra e parisienëve, argumentojnë spanjollët, ka shkelur rregullat e

Fair Play Financiar. Kërkesa e Tebas dhe bashkëpunëtorëve të tij është që të revokojnë të gjitha kontratat e përcaktuara nga PSG, duke filluar nga 25 qershori 2021, përfshirë atë të Lionel Messit. Në rast të një përgjigjeje negative nga autoritetet franceze, La Liga është e gatshme të kontaktojë autoritetet evropiane. “Kërkojmë që rregullat strikte financiare të La Ligës të zbatohen në të gjithë Evropën”, komentoi Juan Branco.

23-vjeçari, në fund të sezonit të kaluar, kishte thënë se nuk dëshironte të rinovonte me klubin parisien dhe Blancos menjëherë nxituan me oferta stratosferike. Paris Saint-Germain, megjithatë, refuzoi të gjitha tentativat e Realit dhe lojtari në fund mbeti në Francë. Natyrisht, La Liga u tërbua për këtë mënyrë sjellje të klubit francez, fajtor se ka bërë presion mbi lojtarin dhe e denoncoi PSG-në, duke e akuzuar për shkelje të Fair Play Financiar. Por tani dalin detaje të reja dhe La Liga kërkon anullimin e kontratave të Mbappe, por edhe Messit.

Sipas Marcas, në fakt, spanjollët dëshiron të ndalojnë vlefshmërinë e kontratës së Mbappes dhe kanë punësuar avokatin Juan Branco në përpjekje për ta bërë këtë: “Ajo që ne duam – tha avokati – është që merkato të jetë e rregullt dhe që rregullat financiare të Ligës Spanjolle, të cilat janë shumë strikte, të shtrihen në të gjithë Evropën”. 32-vjeçari do t’i kërkojë ministres franceze të sportit Amelie Oudea-Castera të anulojë kontratat e lojtarëve të PSG-së të nënshkruara pas 25 qershorit 2021.

Nëse kërkesa pranohet, as marrëveshja e Lionel Messit nuk do të ishte më e vlefshme. Argjentinasi, i cili iu bashkua francezëve me parametër zero verën e kaluar, firmosi një kontratë dyvjeçare më 11 gusht.

Sipas asaj që bëhet e ditur, ka qenë Barcelona, që nuk mundi t’i ofronte një rinovim Messit për shkak të mungesës së fondeve, që i ka kërkuar Brankos të përfshijë edhe kontratën e argjentinasit në mesin e atyre që do të anulohen. Avokati spanjoll është entuziast dhe beson se La Liga do të jetë në gjendje të marrë atë që kërkon. 32-vjeçari është gati të shkojë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, nëse nuk e fiton çështjen.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME