AKTUALITET

Plas thika mes adoleshentëve, plagoset në këmbë një 16 vjeçar

Fier – Një zënkë mes adoleshentësh e ndodhur mbrëmjen e sotme në lagje “8 shkurti” në Fier ka përfunduar me plagosje në këmbë të një 16 vjrçari. Policia ka shkuar në vendngjarje të zbardhi rrethanat se si dhe për çfarë ka ndodhur sherri ndërkohë që 16 vjeçari po merr mjekim ne sallën e mikro kirurgjisë së spitalit rajonal Fier .

16 vjeçari ka qënë duke shëtitur qënin dhe aty ka ndodhur një zënkë . I dëmtuari ka marr mjekimin dhe është larguar pasi nuk është futur në sallë operacioni por në katin e parë të urgjencës së spitalit rajonal Fier.

I pyetur nga policia adoleshenti nuk fliste por u thoshte që se di, nuk e pashë kush ishte, pohuan burime zyrtare të policisë Fier

Policia

Rreth orës 20:00, në lagjen “8 Shkurti”, Fier, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është dëmtuar në këmbë me mjet prerës një shtetas 16 vjeç, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Eshtë ngritur grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button