Anitta pozon ‘hot’ në dëborë
Anitta ka ndarë momente emocionuese nga udhëtimi i saj në Zvicër në Instagram, duke publikuar një seri fotografish ku pozon me sytjena dhe të brendshme, në një peizazh të mbuluar me dëborë.
Artistja 31-vjeçare e cila mahniti audiencën në ‘Grammy Latine’ në nëntor, tregon figurën e saj në formë me sytjena të zeza ‘Moschino’ dhe pantallona të shkurta, duke shkruar: “Pa filtër! Thjesht lumturi e pastër me @airbnb duke na dhënë udhëtimin më të mirë të jetës sonë”.
Ajo shfaqet me çizme bore për të qëndruar e ngrohtë, ndërsa flokët i kishte të lëshuara poshtë, shkruan DailyMail.
Anitta gjithashtu ka postuar një video duke kërcyer në dëborë, me këngën e saj të papublikuar “¿Querían perreo?”, dhe ka ndarë më shumë pamje nga shijimi i aktiviteteve në natyrë.
Në mes të këtij udhëtimi, Anitta ka reflektuar mbi përvojat e saj personale, duke përmendur sëmundjen misterioze që e la të paaftë për të ecur gjatë vitit 2022.
Kjo periudhë e vështirë e ndihmoi të ndryshonte mentalitetin dhe t’i përkushtohej kujdesit për veten, duke e motivuar për të krijuar muzikë.
Ajo u shpreh se albumi i saj ‘Funk Generation’ ishte një rezultat i kësaj periudhe të vështirë, duke bërë një projekt që e bën krenare, pa u shqetësuar për algoritmet ose numrat.