AKTUALITETKRYESORE

‘Diaspora voton’ më 11 Maj/ Aplikacioni shfaq probleme, s’lejon vazhdimin pas kryerjes së fotos për verifikim

Teksa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hapur zyrtarisht nisjen e regjistrimeve të emigrantëve në aplikacion për të votuar në zgjedhjet parlametare të 11 majit, kanë nisur edhe ankesat e para, të shfaqura gjatë regjistrimit.

Disa emigrantë me leje qëndrimi në Francë, Itali dhe Greqi kanë paraqitur shqetësimin e tyre, në lidhje me regjistrimin në portalin e KQZ për të marr pjesë në votimet e 11 Majit.

Nga një kontak mbrëmjen e së shtunës me studentë shqiptarë në Francë, emigrantë me leje qëndrimi në Francë dhe në Itali, kanë pohuar se kanë hyrë në portal dhe kanë ndjekur udhëzimet, i kanë plotësuar dhe pasi kanë kryer foton e fytyrës për verifikim, aplikacioni nuk ka vazhduar më tej, duke nxjerrë një tabelë ku shkruhej: Unhandled exception in the code.    error.liveness.verify.failed

Ata kanë provuar nëpërmjet disa aplikacioneve që të regjistrohen si google, firefox, opera etj. por pa rezultat.

Nuk dihet nëse janë vën në dieni personat kompetentë të KQZ-së, që merren me këto probleme për t’i dhënë zgjidhje, pasi vonesa të tilla sjellin sorrollatje e mërzitje, që më pas çojnë në mospjesëmarrje në votimet e 11 majit dhe humbjen e besimit në institucionin zgjedhor për një process të rregullt e transparent.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button