AKTUALITET

Aksidenti/ Makina përplas për vdekje kalimtarin

Fier – Një aksident me vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në vendin e quajtur “ Ura e Mifolit” .

Një automjet ka përplasur një këmbęsor dhe si pasojë nga goditja e fortë shtetasi ende i paidentifikuar ka humbur jetën.

Policia drejt vendngjarjes.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 19:50, në aksin rrugor Levan-Vlorë, automjeti me drejtues shtetasin Blerim Sinanaj 40 vjeç, banues në Vlorë, ka përplasur një shtetas (këmbësor), i cili ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e personit që ka ndërruar jetë dhe sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button