
Nesër në orën 16.00 Partia Demokratike mbledh kryesinë për të miratuar listën e kandidatëve për deputet. Kjo listë kalon më pas në mbledhjen e këshillit kombëtar që do të mblidhet në orën 19.00 para se emrat të dërgohen zyrtarisht në KQZ. Berisha ka zhvilluar takime me aleatët dhe është vendosur që ata të kenë 8 kandidatë në pjesën e sigurtë të listës për deputet. Partia e lirisë do të ketë kandidatë në pjesën e mbyllur të listës në Fier, në Elbasan dhe dy në Tiranë. Ndërkohë që vetë Ilir Meta do të jetë në pjesën e hapur të listës në Tiranë.
Pasi ka mbyllur bisedimet me aleatët, Berisha përgjatë këtyre ditëve ka takuar drejtuesit politikë të qarqeve për të diskutuar me ta kandidatët e partisë demokratike.
Por vendet e sigurta në listë janë të pakta në numër, pasi 19 drejtues politikë është vendosur më herët që do të jenë të mbrojtur.
Në qarkun e Tiranës lista e mbyllur pothuaj është plotësuar pasi në Tiranë garojnë kryetari Berisha dhe 6 drejtues politikë si dhe 4 aleatë: Fatmir Mediu, Shpëtim Idrizi dhe 2 nga partia e lirisë. Nga 12 kandidatë të mbrojtur që ka lista, 11 vende janë plotësuar e nëse nuk ndryshon ndonjë gjë në orët e fundit ka vend vetëm për një grua.
Në këte situatë figurat e PD-së që morën pjesë në primare kryesisht do të jenë pjesë e listës së hapur.
Lista e kandidatëve
Qarku Tiranë
1. Sali Berisha
2. Flamur Noka
3. Edi Paloka
4. Belind Këllici
5. Jozefina Topalli
6. Albana Vokshi
7. Besar Xhaferri
8. Fatmir Mediu (PR)
9. Shpetim Idrizi (PDIU)
10. Tedi Blushi (PL)
11. Erisa Xhixho (PL
Jorida Tabaku?
Ilda Zhulali?
Dhurata Çupi?
Qarku Durrës
1. Oerd Bylykbashi
2. Gent Strazimiri
3. Artan Luku (PAA)
4. Igli Cara
5. Floriana Garo?
Qarku Fier
1. Gazment Bardhi
2. Brunilda Haxhiu (PL)
3. Eduart Sharka
4. Luan Baçi
Qarku Elbasan
1. Tomor Alizoti
2. Edmond Haxhinasto (PL)
3. Blendi Himçi?
4. Dashnor Sula?
Qarku Korçë
1. Ivi Kaso
2. Eleina Qirici?
3. Bledion Nallbati?
4. Ledina Aliolli?
5. Andrea Mano?
6. Genti Cela?
Qarku Berat
1. Eno Bozdo
2. Zija Ismaili?
Qarku Vlorë
1. Bujar Leskaj
2. Ina Zhupa
3. Vangjel Dule
Qarku Gjirokastër
1. Tritan Shehu
2. Arben Ristani
3. Alma Kore
Qarku Shkodër
1. Luçiano Boçi
2. Bardh Spahia?
3. Eliona Shkreli?
4. Ramadan Likaj
5. Tedi Kopliku?
6. Greta Bardeli?
Qarku Lezhë
1. Agron Gjekmarkaj
2. Elda Hoti?
3. Kastriot Piroli?
4. Gjin Gjoni?
Qarku Dibër
1. Xhelal Mziu
2. Ilir Krosi
Qarku Kukës
1. Flamur Hoxha
2. Isuf Çela