AKTUALITETTOP-NEWS

Skandal mjedisor në Parkun Kombëtar të Vjosës/ Albpetrol derdh naftë në ‘zemër’ të lumit të fundit të egër të Evropës! Ngordhin gjallesat (foto)

Sasira nafte derdhen në rrjedhën e lumit të mbrojtur Vjosa, i vetmi i egër në Evropë. Puset që kanë shkaktuar krimin mjedisor i përkasin Albpetrol në zonën e Gorishtit në Vlorë. Skandali u denoncua nga Shoqata Europiane e ruajtjes së lumenjve. Në pamje shfaqen gjallesat e ngordhura mes llucit të krijuar nga nafta.

Një nga lumenjtë e fundit të egër në Evropë, ku jetojnë më shumë se 1000 lloje kafshësh dhe bimësh, u shpall Park Kombëtar nga qeveria shqiptare, duke e bërë Vjosën të parin e këtij lloji në kontinent. Por, pamjet që na vijnë nga Lumi i Vjosës tregojnë një skandal, ku një përrua me naftë bruto derdhet në lumin e fundit të egër të Evropës.

Park Kombëtar i Vjosës ende kërcënohet nga mbetjet e përpunimit të naftës, një ndotje kjo e vazhdueshme. I pari që dokumentoi ndotjen në lumin e Vjosës ishte fotografi dhe aktivisti i RiverWatch Joshua David Lim, përmes një video të ndarë në rrjetet e tij sociale, i cili e përshkruan zonën e Vjosës si një “një lumë të vdekur, ku asgjë nuk mbijeton”.

Nga autoritetet ende nuk ka asnjë reagim, ndërsa një muaj më parë u aplikua për ta përfshirë Vjosën në UNESCO, si pjesë e Rrjetit të Rezervave të Biosferës. Organizata “EcoAlbania” ka ndarë këto pamje të ndotjes skandaloze në të cilat dallohet se nafta derdhet në lumin e Vjosës, aq sa ka shkaktuar edhe ndotjen e gjallesave. Siç shihet edhe në pamje, një gjarpër ka ngordhur për shkak të ndotjes nga nafta.

Pamjet janë kapur në afërsi të Poçemit në Mallakastër, i cili shtrihet në këmbë të krahinës së Vllahinës, aty ku ndodhet fusha burimore naftëmbajtëse Gorisht-Kocul, që administrohet nga kompania Albpetrol. Nafta e Gorishtit vërshon nga stacioni në Vjosë pasi i bashkohet Përroit të Madh të Mërtirajt.

“Ajo naftë rrjedh përgjatë Vjosës dhe ndotja shpërhapet edhe në pjesë të tjera të ekosistemit dhe krijon të gjithë atë ngarkesën me të gjithë substancat që nafta krudo ka në të gjitha metalet e rënda, ndërhyjnë në prishjen ekuilibrave normal të ekosistemit. Ndodh në një ekosisteme kaq të veçante, kaq delikat ë është edhe i mbrojtur siç është parku kombëtar. Ai është fenomen që nuk duhet të ndodhë, por ku është Park Kombëtar vëmendja duhet të jetë e shtuar”, thekson Nika.

Olsi Nika bën thirrje për ndërhyrje urgjente dhe hartimin e një plani të plotë rehabilitimi.

“Ka një reagim minimal, kompanitë që operojnë janë munduar ta pastrojnë atë pjesën e përroit që bashkohet me Vjosën, por është reagim amator. Të gjitha palët duhet të ulemi të diskutojmë edhe qeveria edhe te operatorët dhe të ndërtojmë një plan rehabilitimi gjithë përroit. Parimi ndotësi paguan duhet të vendoset në fuqi. Do një plan të mirëfilltë rehabilitimi dhe kjo duhet të qasja për ta fenomen”, thekson Nika. 

Sipas tij, problemi nuk është vetëm përroi, por i gjithë ndikimi që ai sjell në Vjosë. “Nuk është thjesht ndotja e një përroi. Ai përçon ndotjen në gjithë Vjosën. Duhet rehabilituar edhe përroi vetë, që nuk është më shumë se 5-6 kilometra i gjatë, por me pasoja të jashtëzakonshme për gjithë ekosistemin.”

Parku Kombëtar i Lumit të Egër Vjosa u themelua më 13 mars 2023, duke u bërë parku i parë dhe i vetëm kombëtar i një lumi të egër në Evropë. I vendosur në jug të Shqipërisë, parku shtrihet në qarqet Fier, Vlorë dhe Gjirokastër, dhe përfshin lumin Vjosa së bashku me degët e tij kryesore: lumenjtë Drino, Shushicë dhe Bënçë. Parku mbulon një sipërfaqe prej 12,727 hektarësh. 

Nuk është hera e parë ku mediat kanë kapur gafil kompaninë Albpetrol e cila ka grup taks force dhe drejtori të Ruatjes Mjedisit . Situata tregonë se stafi i këtyre dy drejtorive flenë gjum ose janë buzë detit duke u freskuar nga temperaturat e larta pavarësishtë se rrogat milionëshe mujove vijojnë në xhepat e tyre. Organika që shkurtohen e shtohen sipas orekseve të drejtuesve të kompanisë që nuk kanë lënë më pa mbledhur krushqë, miqë, shokë, patronazhistë, njerëz që nuk kanë haberin se çfarë është nafta, e partiakë duke lënë mënjanë e duke flakur në rrugë të madhe teknikë, inxhinjerë nafte me përvojë pune dhjetra vjeçare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button