AKTUALITET
Policia mësyn në 14 banesa të personave me lidhje me inceneratorin në Elbasan

Në orët e para të mëngjesit të sotëm policia ka zhvilluar kontrolle në disa banesa të personave që kanë lidhje me inceneratorin në Elbasan. Kontrollet e prokurorisë në kuadër të hetimeve që po kryhen në këtë incenerator për “shpërdorim detyre”.
Hetimet kanë nisur më shumë se 1 vit më parë, teksa fusha e mbetjeve u përfshi nga flaket në vitin 2024. Pritet të mësohet gjatë ditës për rezultatet e këtij aksioni.








