Citroen Karin: Piramida prej qelqi me 4 rrota e vitit 1980, me çati sa një format A4

Ishte viti 1980, në Panairin e Motorëve në Paris, kur Citroen tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me konceptin e tij të pazakontë. Një automjet që kishte formën e një piramide, një çati xhami dhe teknologji të përparuara, nga Trevor Fiore (kreu i atëhershëm i departamentit të dizajnit).

Karin nuk ngjante aspak me makinat e kohës së saj (ose të sotmes, sigurisht). Kishte një dizajn të bazuar në forma trekëndëshe, që kryesisht të kujtonin një piramidë, e cila, e kombinuar me përdorimin e qelqit në pjesën më të madhe, krijonte një kupolë unike. Në fakt, meqenëse Trevor e projektoi atë për herë të parë në një fletë të thjeshtë A4, nuk është rastësi që pjesa e sipërme e çatisë kishte saktësisht të njëjtat përmasa si një fletë A4.

Gjatësia e saj ishte 3,700 mm, gjerësia 1,900 mm dhe lartësia 1,075 mm.

Brenda, planimetria ishte me tre vende, me shoferin e automjetit të ulur në mes, pak përpara pasagjerëve. Kolona e timonit (pothuajse të rrumbullakët) dilte mjaft, ishte e pajisur me butona në anë dhe një ekran në mes. Në fakt, kishte edhe kontrolle për përdorimin e radios.

Citreon Karin fuqizohej nga një motor me katër cilindra, me fuqinë që shkonte në rrotat e përparme, ndërsa sigurisht që automjeti kishte edhe pezullim hidropneumatik.









