Hekurudha Durrës-Rrogozhinë, qeveria merr 30 milionë euro borxh nga BERZH

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka njoftuar sot se ka miratuar një hua prej 30 milionë eurosh, për të mbështetur rehabilitimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë, pjesë e Korridorit 8.
Huaja është planifikuar të përdoret për ndërtimin dhe elektrifikimin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë.
Në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare, BERZH bën me dije se ka aprovuar kredinë.
“BERZH po i jep një kredi sovrane deri në 30 milionë euro Shqipërisë në dobi të kompanisë shtetërore hekurudhore ‘Hekurudha Shqiptare’. Kjo plotëson një kredi sovrane prej 30 milionë eurosh nga BEI dhe 60 milionë euro grante investimi dhe asistence teknike nga BE përmes Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor, të cilat u nënshkruan në fillim të këtij viti”,-thuhet në njoftim.








