AKTUALITET

Zjarri djeg balat e barit, rrezikohet banesa në Rreth Libofshë (video)

Fier – Në fshatin Rrethlibofsh, Njësia Administrative Libofshë, një zjarr ka përfshirë oborrin e një banese, duke djegur pjesërisht një pemë selvi dhe disa dengje bari, ndërsa rrezikohej edhe banesa.

Banorët e zonës janë përpjekur vetë për të fikur zjarrin, ndërsa më pas kanë ndërhyrë zjarrfikësit për ta shuar plotësisht flakën.

Sipas banorëve, zjarri ishte i qëllimshëm dhe ka shqetësuar komunitetin për sigurinë e shtëpive në këtë pjesë të fshatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button