OP/ AN

SPAK nuk guxon të ngrejë akuzë për kryebashkiaken Majlinda Bufi

Nga Fatjon Gjinaj

Kryebashkiakja e Roskovecit Majlinda Bufi është nën hetim për një tjetër dosje penale për shpërdorim detyre e falsifikim dokumentash. Procedimi penal mëson Syri Tekevizion, mban numrin 207 të datës 22 gusht 2023 mbi kallëzimin e shtetasit Mariglen Hazizi. 

Ky i fundit kallëzoi në SPAK kryebashkiaken e majtë se ka nxjerrë një plan për krijimin e një shesh-pushimi dhe disa tuneleve për kalimin e këmbësorëve. Projekti në fjalë përfshin edhe një godinë tre katëshe të shtetasit Mariglen Hazizit, i cili pretendon, se po i bëhet padrejtësi. Hazizi denoncoi në media, se zotëron një biznes dhe një shtëpi, të dyja me certifikatë pronësie. 

Prej vitesh në bizneset e tij janë punësuar 6 familje. Por i kishte mbërritur një shkresë, që e lajmëronte fillimisht, që shtëpia i ishte futur në plan për shpronësim e më pas të njëjtin fat pati edhe biznesi. Godinën e tij e kanë vlerësuar me 32 milionë lekë. Nga ana tjetër, në plan-projektin e bashkisë, që ai ka në dorë, godina ekziston

Kujtojmë se SPAK ka hapur ndaj Majlinda Bufit dy hetime penale për shpërdorim detyre dhe intimidim të votueseve lidhur dy raste të denoncuara përmes audio-përgjimeve të publikuara nga emisioni investigativ “Piranjat”, dhe të depozituara si kallëzime penale nga Partia Demokratikr.  SPAK ka dyshime se kryebashkiakja ka përdorur detyrën  për ndikimin e vullnetit të qytetarëve në zgjedhjet e 14 majit 2023.

Konkretisht hetimet janë kryer pas publikimit të një videoje nga emisioni “Piranjat” ku  kërcënoi një sanitare e cila kishte marrë pjesë në një miting. 

Episodi i dytë është kur ajo kapet duke shantazhuar edhe një tjetër qytetar të cilin e kërcënon që të mos shkojë të votojë në zgjedhjet 14 majit, pasi është deklaruar si mbështetës i kandidatit të opozitës. Bufi i bën presion qytetarit me faktin se bashkia i ka rikonstruktuar shtëpinë, e tani ai i është borxhli e s’duhet të shkojë të votojë për opozitën.

Majlinda Bufi është parë të paktën 5 herë të futet  në ambientet e SPAK ku ka dhënë dëshmi, por deri tani, organi i akuzës, nuk ka dalë në asnjë rast me një qëndrim zyrtar për këtë zyrtare, pra që ti komunikojë akuzë, ndërsa Syri mëson se dosjet janë në duart e 3 prokurorëve të ndryshëm. Hera e fundit që dha dëshmi ishte më 23 korrik të këtij viti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button