AKTUALITET

Shpërthim me trirol në Lushnje

Një shpërthim tritoli ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, 30 shtator, në qytetin e Lushnjes, në lagjen “Gafurr Muço”.

Raportohet se lënda plasëse është vendosur në katin e parë të një pallati parafabrikat, duke shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00, ku forcat e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes. Detaje të mëtejshmee pritet të mësohen më vonë gjatë ditës.

Policia

Rreth orës 01:00, në lagjen “Gafurr Muço”, në murin e jashtëm në katin e parë të banesës së shtetases Sh. Gj., 57 vjeçe, është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button