Paulo Dybala me shumë mundësi nuk do të transferohet tek Interi këtë verë, edhe pse është përfolur shumë për një akord mes palëve. Konfirmimi në fakt ka ardhur nga drejtori sportiv i zikaltërve, Marotta.
“Nisim një sezon të ri, ku risi është edhe rinovimi i trajnerit, si vijimësi e bazës së marrëdhënieve që kemi ndërtuar që verën e kaluar. Kemi lëvizur mirë në merkato, por kemi edhe thuajse dy muaj kohë në dispozicion. Merkatoja është edhe çështje idesh kreative, ndaj ne do të bëjmë më të mirën deri në fund, me synimin e vetëm, të ndërtojmë një skuadër sa më konkurruese.
Na pret një sezon i pazakontë dhe për stafin teknik do të duhet një punë specifike, pasi kemi 20 ndeshje vetëm në pjesën e parë të sezonit. Dybalën e adhuroj dhe është një situatë e çuditshme që ka mbetur ende pa kontratë, megjithatë ne jemi të kompletuar në sulm dhe nuk mund të shtojmë një tjetër futbollist. Edhe pse unë e adhuroj shumë Dybalën”, u shpreh Marotta.