Njihuni me 7 përfitimet shëndetësore nga kosumimi i pjeprit.
1. Pjepri përmban nivele të larta të vitaminës A, një antioksidant i fuqishëm që i bën mirë lëkurës.
2. Përmban flavonoide, duke ndihmuar në zvogëlimin e rrezikut të zhvillimit të kancerit të pankreasit, gjirit dhe zorrës së trashë.
3. Përmirëson shikimin.
4. Ndihmon në rregullimin e rrahjeve të zemrës dhe presionit të gjakut.
5. Ndihmon trupin në luftimin e sëmundjeve të shkaktuara nga infeksionet, viruset dhe bakteret falë vitaminës C dhe manganit që përmbajnë.
6. Pjepri ndihmon në menaxhimin e peshës, pasi largon toksinat e akumuluara në trup.
7. Vitaminat A dhe C që përmban, janë thelbësore për flokë të shëndetshëm dhe plotë shkëlqim.