AKTUALITET

Dita e 5 e grevës së urisë: Gjendja shëndetësore e grevistëve përkeqësohet

Greva e urisë së naftëtarëve në Marinzë, Fier ka hyrë në ditën e pestë, ndërsa gjendja shëndetësore e 10 grevistëve vazhdon të rëndohet.

Një prej grevistëve ka shfaqur simptoma virozë dhe është detyruar të kërkojë ndihmë mjekësore.

Burime raportojnë se një ditë më parë, ekipi shëndetësor ka vizituar grevistët dhe një prej tyre ka marrë injeksion për shkak të përkeqësimit të gjendjes fizike.

Ndërkohë, ende nuk ka asnjë tentativë për negociata nga kompania me të cilën grevistët janë në konflikt.

Jashtë godinës ku po mbahet greva, qindra naftëtarë të tjerë vijojnë protestën pa afat, duke bojkotuar punën.

Aktualisht rreth 400 puse të prodhimit të naftës kanë mbetur pa mbikëqyrje, duke rritur rrezikun për pasoja ekonomike dhe mjedisore.

Naftëtarët deklarojnë se nuk do të tërhiqen pa marrë përgjigje nga qeveria dhe kompania, duke theksuar se kërkesat e tyre lidhen drejtpërdrejt me mbijetesën ekonomike të familjeve të tyre.

Çfarë dihet deri më tani?

Protestuesit naftëtarë të kompanisë “Bankers Petroleum” në Marinzë paralajmërojnë se deri më tani nuk ka transparencë për kontratat ekzistuese, asnjë informacion zyrtar për një marrëveshje të ardhshme dhe se kjo mungesë komunikimi po i shtyn drejt grevës totale në rast se kërkesat e tyre nuk merren parasysh.

Ata theksojnë se janë të vendosur të ndalin punën deri në arritjen e një zgjidhjeje konkrete dhe një marrëveshjeje të re me punonjësit, ndërsa pritet reagimi i autoriteteve dhe i kompanisë për situatën.

Sindikata paralajmëron se greva mund të ashpërsohet në ditët në vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button