Monika Kryemadhi ka bërë një listë të gjithë zyrtarëve të lartë që mund të shkojnë në burg në lidhje me aferën e inceneratorëve, por jo vetëm.
E ftuar në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili, në News 24, Kryemadhi tha se të gjithë ministrat e Energjetikës, Infrastrukturës, Financave, Mjedisit, si dhe Drejtuesit e Tatimeve duhet të shkojnë në burg pasi kanë firmosur vetë për të gjitha koncesionet abuzive.
“Të gjithë ministrat që janë pjesë e koncesioneve janë në kokër të burgut nëse funksionon SPAK-u. Ministrat e rrugëve, të Energjitikës, Mjedisit, Financave, Drejtoria e Tatimeve, kanë probleme të mëdha se kanë firmosur këta të gjithë.
Ata që kanë bërë tenderime punë publike, shkolla, spitale, këto rrugët që shtrohen në Tiranë.
Nuk është si çështja e tenderit të uniformave që morën ato juristet që firmosnin me urdhër, këtu firmat janë më të mëdha. Firmat të gjitha që marrin punë publike me çmime të fryra”, tha Kryemadhi.