OP/ AN

Kush është deputeti(a) fierak që po shet vendet e punës mijra euro?!

Një deputet(e) po shet vendet e punës mijra euro. Lajmin e pohojnë qytetarë të ndryshëm të cilët thonë se pasi “sistemoi” disa militantë të PS në Albpetrol e ndërrmarje në vartësi të tij tashmë i është hapur oreksi  edhe në ndërrmarje të tjera  në qytetin e Fierit. Tani flitet për një por mbase janë dy apo tre.

Sipas informacioneve të mbrritura në redaksinë e ALB365 kjo metodë ka disa vite që ka nisur prej (deputetit(es) në fjalë. Një ish drejtor institucioni ka pohuar në një bisedë shoqërore  duke thënë se: “ Kishte nja nëntë muaj që më thosh, aman ma fut në punë, mere sanitare, është në hall, ka fëmijë, është një e afërme e burrit, etj etj”. Më në fund e mora, më erdhi keq. Pas disa muajsh pune sanintare në institucionin që unë drejtoja kishte ikur më herët nga puna.E mora vesh dhe një ditë më pas bëra mbledhje, jo për atë rast por fundjavë. Një punënjëse i kishte thënë se, drejtori e mori vesh që kishe ikur shpejt pa leje nga puna dje, kujdes se po e përsërite do të heqin nga puna. Sanitaria i ishte përgjigjur, Nuk më heq dote se kam pagiar 3 mijë euro që nisa punë ktu.

Pikërisht këtë gjë e kish marr vesh titullari dhe në mbledhjen e radhës midis temave të diskutuara kish deklaruar para vartësve. Dëgjoni me kujdes, kish ngritur zërin ai. Kujdes me disiplinën në punë . Mos mendoj dikush se ka filluar punë ktu duke paguar para. Unë nuk kam marrë para nga askush. Atje ku i ka dhënë të shkoj ti marri, dhe shikimin ja kish ngulur duke e pare në kokërr të syrit sanitare, në institucion dua korrektesë, punë, seripzitet etj etj, kish pohuar ish titullari.

Ky ishte një rast i ndodhur disa vite më pare, por rastet po dalin një e nga një. Diku I ka ecur, diku  jo, nuk i janë plotësuar orekset, gjë ka bërë që të prishen edhe disa mardhënie mes titullarësh institucioni dhe deppppputet(es). Kjo kategori harronë se ai që ti jep , harron dhe brënda pak muajsh nëse nuk ta thotë në sy ta thotë lart e posht tek njerzit e tij.

Në biseda të ndryshme mësohet se vendet e punës sipas rëndësisë kanë tarifat e tyre të pagimit. Kështu një vend pune në arsim ka shkuar deri 5 mijë euro, po kaq edhe një vend pune në ndërrmarje të ndryshme vartëse  të kompanisë Albpetrol. 3 mijë euro është tarifa për një vend pune sanitare ku në shëndetëdi ka me shumicë. Në lidhje me tarifat që paguhen nën dorë nuk është e thënë se këto shuma i marrin titullarët e institucioneve por “sekserët deputetë” që gjoja nën emrin “e kemi tonin, është I partis, na jep informata, hë bëje se hallexhi, të shef zoti etj etj” si kto i mbajnë vet shumat e paguara nga “hallexhinjtë”.

E kështu nga ish hipoteka në Fier, ish ALUIZNI, Spitali Rajonal, Albpetrol e ndërmarje vartëse të tij, bashkitë  e me radhë. Orekset I janë hapur sidomos pasi deputetja e Belinda Balluku e cila është edhe e deleguara e PS për Qarkun Fier nisi dhe “instaloi” drejtorët e saj në bashkinë Fier dhe në pothuajëse të gjitha drejtoritë e bashkive dhe ndërrmarjeve të tjera vendosi njerëzit e besusr të saj.

Po kush është do thoni ju? Bëni durim, faktet po mblidhen e do publikohen në një moment të dytë.Një USB , një video dhe dokumenta ishte lën në xhamin e makinës. Materialet po shikohen, verifikohen dhe në një moment tjetër do publikohen/ ALB365/Xhemil Beharaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button