Ja pse fiqtë nuk duhet të mungojnë në tavolinën tuaj:
✓ Burim i mirë vitaminash & mineralesh – Përmbajnë kalcium, hekur, potasium, manganez & vitamina A, B1, B2, B6, K etj;
✓ Përmirësojnë sistemin tretës – Parandalojnë konstipacionin & eleminojnë diarrenë përmbajnë sasi së lartë fibrash (5g në 3 kokrra fiq);
✔Ndihmojnë në renien në peshë – Konsumi i tyre krijon ndjesinë e ngopjes; Ulin nivelin e kolesterolit – Përmbajnë pektinë(fibër me efekt laksativ) / eleminon sasinë e tepërt të kolesterolit & ul nivelin triglicerideve në gjak;
✔Përmirësojnë shëndetin e zemrës – Të pasur me omega 3, omega 6, fenol / reduktojnë rrezikun e sëmundjeve koronare;
✔Parandalojnë hipertensionin – Të pasur me potassium & të varfër në sodium;
✔Forcojnë kockat – Përmban kalcium / ul riskun e prekjes nga osteoporoza;
✔Eleminojnë rrudhat – Të pasur me antioksidantë/ luftojnë radikalet e lira;
P.S. Konsumoni në mënyrë të moderuar pasi fiqtë përmbajnë sasi të lartë fruktoze.