MAGAZINË

Katy Perry dhe Justin Trudeau bëjnë hapin e radhës në romancë

Katy Perry, 41 vjeç, dhe ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau, 53 vjeç, po hedhin hapat e radhës në marrëdhënien e tyre. Sipas një burimi për Peopledyshja tashmë po planifikojnë bashkë pushimet e fundvitit.

Burimi shton se Perry dhe Trudeau janë afruar shumë muajt e fundit, por këngëtarja është gjithashtu e fokusuar tek mbyllja e turneut të saj “Lifetimes”, që ka qenë një vit i lodhshëm.

“Ka qenë një vit vorbull për të. Nuk ka pasur kohë të mendojë për jetën e saj pas turneut,” tha burimi, duke shtuar se gjatë periudhës së pushimit Perry do t’i kushtohet vajzës së saj, Daisy Dove, të cilën e ka me aktorin Orlando Bloom.

Ndërkohë, ende nuk dihet nëse Trudeau do të kalojë festat me ish-bashkëshorten Sophie Grégoire dhe tre fëmijët e tyre: Xavier James, Ella-Grace dhe Hadrien. Ish-bashkëshortja e tij, Sophie, foli së fundmi për romancën e ish-partnerit me pop yllin amerikan.

“Ne jemi njerëz, dhe gjërat na prekin,” tha ajo në podcast-in “Arlene Is Alone”, duke shtuar se zgjedh të “dëgjojë muzikën, jo zhurmën”.

Perry dukshëm konfirmoi lidhjen muajin e kaluar gjatë koncertit të saj në Pragë, kur i tha një fansi se “po del me dikë”, duke refuzuar propozimin e tij të inskenuar.

Pak ditë më parë, çifti bëri daljen e tyre të parë publike gjatë festimit të ditëlindjes së 41-të të këngëtares në Paris, në kabarenë “Crazy Horse”. Ata janë parë gjithashtu në një darkë romantike në Montreal në korrik, dhe më pas duke shkëmbyer përqafime e puthje në një jaht në Kaliforni.

Sipas burimeve, Trudeau është i dashuruar kokë e këmbë:

“Ai është i çmendur pas saj dhe mendon se ajo është gruaja perfekte. Janë në harmoni në çdo aspekt – politikë, fëmijë, madje edhe ushqim francez,” tha një burim për Page Six.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button