TECH

Testohen dronët e parë të pëllumbave, me çip për spiunazh

Kompania ruse e neuroteknologjisë Neiry ka kryer teste fluturimi në Moskë të pëllumbave të transformuar në biodrone duke përdorur ndërfaqe të implantuara të trurit dhe elektronikë të montuar në çantë shpine, që do të përdoren për spiunazh.

Sipas kompanisë Neify, tufa e parë e pëllumbave me ndërfaqe nervore të implantuara përfundoi fluturimet provë nga një laborator dhe tani po kontrollohen karakteristikat e fluturimit të dhjetëra zogjve të çipuar, disa prej të cilëve pritet të dërgohen mijëra kilometra larg, ndërsa të tjerët mbeten në Moskë për prova të mëtejshme.

Sistemi përdor elektroda të zhvilluara nga Neiry që implantohen në zona specifike të trurit të shpendit dhe lidhen me një stimulues dhe kontrollues të vendosur në një “çantë shpine” të vogël, e cila gjithashtu mbart elektronikë me energji diellore

Kontrolluesi merr një detyrë fluturimi të paracaktuar të ngjashme me ato të përdorura në mjetet ajrore konvencionale pa pilot, ndërsa stimuluesi dërgon impulse që ndikojnë në motivimin e shpendit për t’u kthyer majtas ose djathtas, me pozicionim të ofruar nga GPS dhe metoda të tjera navigimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button