Detaje nga dasma e Taylor Swift dhe Travis Kelce

Taylor Swift dhe Travis Kelce kanë zgjedhur zyrtarisht datën e martesës së tyre: 13 qershor 2026.
Burime të shumta për Page Six konfirmojnë se çifti i famshëm do të kurorëzohet në resortin luksoz Ocean House, në Watch Hill, Rhode Island — një vend që këngëtarja e ka frekuentuar shpesh ndër vite.
Sipas burimeve, Swift ka qenë aq e vendosur të martohet pikërisht në këtë datë, saqë ka paguar një shumë të konsiderueshme për t’ia siguruar ditën një nuseje tjetër që e kishte rezervuar më parë vendin. Arsyeja? 13 është numri i saj i preferuar dhe ka pasur gjithmonë një rëndësi të veçantë në jetën dhe karrierën e artistes.
Fansat e Swift e dinë prej kohësh se “13” është shifra me të cilën ajo lidhet ngushtë, por data 6/13/26 fsheh edhe më shumë kuptim. Kur numrat që e përbëjnë datën mblidhen (6+1+3+2+6), rezultati është 18, dhe 1+8 jep 9. Sipas Numerology.com, numri 9 simbolizon përfundime ciklike dhe fillime të reja – një metaforë perfekte për nisjen e jetës së re të çiftit.
Fillimisht, dyshja kishte planifikuar një ceremoni të vogël me njerëzit më të afërt, por lista e gjatë e të ftuarve i ka detyruar të rimendojnë planet.
Përveç Ocean House, çifti po shqyrton edhe disa alternativa të tjera për një festë më të madhe:rezidenca e Swift në Rhode Island, një fermë luksoze në Tenesi, një ishull privat në Karaibe









