POLITIKËTOP-NEWS

Berisha paralajmëron protestë kombëtare: Rama ka mbushur kupën

Kreu i PD, Sali Berisha, ka lajmëruar nisjen e protestave kombëtare, që ai i cilësoi se do të jenë të fuqishme dhe kanë për synim dorëheqjen e Ramës.

Nga foltorja e sotme para kryeministrisë, këtë 8 dhjetor, në 35-vjetorin e lëvizjes studentore të 1990, lideri i opozitës tha se gjatë qeverisjes së Ramës, janë larguar pjesa më e madhe e të rinjve nga vendi.

“Edi Rama ka mbushur jo kupën, por çdo gjë. Meriton çdo ndëshkim me këto që i ka bërë kombit.

Është koha jonë, është koha e guximtarëve, është koha me ideale, është koha e njerëzve që e duan Shqipërinë.

Ndaj dhe u ftoj të përgatitemi të nisim protestat e fuqishme, protestat me të cilat ne do iu rikthejmë shqiptarëve të ardhmen, Shqipërinë, nderin dhe dinjitetin që meritojnë”, tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button