Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTLaçit i mohojnë penalltinë, kompromentohet kualifikimi

Laçit i mohojnë penalltinë, kompromentohet kualifikimi

Në Elbasan Arena, dominimi në lojë dhe raste nuk e ndihmoi formacionin kurbinas të siguronte një fitore, që do të kishte qenë shumë e rëndësishme në këndvështrimin kualifikim, kundër malazezëve që u mbrojtën me shumë forca, duke u kujdesur vetëm të mos pësonin. Në disfavor të kurbinasve ishte edhe një penallti e munguar në pjesën e dytë, pas një faulli ndaj Akiniemit. Edhe mundësitë e krijuara më pas, nuk u finalizuan për dëshpërimin e Duros që kualifikimin duhet ta kërkojë në fushën kundërshtare.

Skuadra e Duros nuk ia doli të shfrytëzonte faktorin fushë dhe statusin e favoritit për të marrë një fitore në ndeshjen e pare, që do ti kishte thjeshtuar gjërat për kthimin në transfertë. Bardhezinjtë nuk e përkthyen lojën në raste dhe tredhëmbëshi ofensiv Guindo, Akiniemi e Zarubica nuk patën shumë mundësi për tu vënë në evidencë.

Statistikat nuk i japin sigurisht golin, që ndoshta bardhezinjtë do ta kishin merituar: 9 goditje drejt portës kundër 3 të kundërshtarëve, ndërsa Iskra nuk e impenjoi asnjëherë portierin Dajsinani. Edhe zotërimi i topit ishte i gjithi për Laçin me 58%, ashtu si goditjet nga këndi 9-2 sa për të krijuar idenë e dominimit të kurbinasve. Malazezët përdorën të gjitha mënyrat për të ndalur sulmuesit kurbinas, sidomos Guindon, që e kishin evidentuar si lojtarin më të rrezikshëm të Lacit.

Kualifikimi për në raundin e dytë të Conference League është vështirësuar për Lacin, pas barazimit të bardhezinjve në debutimin e tyre në Conference League kundër Iskras.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME