Baton Haxhiu deklaroi në emisionin “Opinion” se nuk e pëlqen Berishën si politikan, por sot nuk ka çfarë t’i thotë më dhe i jep dorën, pasi është vështirë që një njeri të organizojë tubime të tilla.
“Një fjalë e kam. Ia jap dorë. Ia jap dorën për këtë pjesëmarrje. Nuk e prisja. Ka kohë që nuk më pëlqen si politikan, por ia jap dorën sot. Vështirë që një njeri të organizojë tubime të tilla. S’kam ça i them më. Do flas për tubimin se kam analizën time.
Sot, njeri që politikisht nuk e dua, por i jap dorën për atë çfarë ka bërë.
Askush s’ka besuar.” – u shpreh Baton Haxhiu.
Një moment ndërhyri moderatori Blendi Fevziu duke thënë se edhe Edi Rama bëri një tentative për t’a eklipsuar mitingun, por Haxhiu iu përgjigj duke thënë se: “Mendoj se as vetë Rama dhe stafi i tij nuk e kanë parashikuar. Edhe medialisht dhe strategjikisht mediat kanë gabuar që kanë bërë një ekuilibrim”.