AKTUALITET

Qeveria/ Kjo e premte ditë pushimi

Qeveria vendos këtë të premte ditë pushimi.

Njoftimi: 

Vendim i miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 24 Dhjetor 2025:
V E N D I M

PËR

CAKTIMIN E DITËS SË PREMTE, DATË 26.12.2025, DITË PUSHIMI

Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.⁠ ⁠Caktimin e ditës së premte, datë 26.12.2025, ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.

2.⁠ ⁠Dita e punës, e datës 26.12.2025, do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda tremujorit të parë të vitit 2026.

3.⁠ ⁠Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button