Drama Beckham vijon: Brooklyn feston pa familjen e tij

Brooklyn Beckham dhe bashkëshortja e tij, aktorja Nicola Peltz, kanë treguar unitet në prag të Krishtlindjeve, ndërsa tensionet me familjen e tij vijojnë. Sipërmarrësi publikoi në Instagram Story një foto ku shihet duke i mbajtur dorën Nicola-s, të shoqëruar me mbishkrimin: “My everything”.
Postimi vjen vetëm pak ditë pasi Brooklyn, 26 vjeç, duket se reagoi në mënyrë të tërthortë ndaj deklaratës së vëllait të tij, Cruz, sipas së cilës Brooklyn kishte bllokuar anëtarët e familjes në Instagram. Brooklyn publikoi një video në TikTok ku shfaqet duke ecur në trotuar, ndërsa në sfond dëgjohet një këngë e Lady Gaga-s me një mesazh që sugjeron se ai është “i zënë” dhe nuk po dëgjon.
Në komente, ndjekësit e interpretuan videon si një “thumbim” ndaj prindërve të tij, David dhe Victoria Beckham.
Më herët, Cruz Beckham, 20 vjeç, mohoi raportimet se prindërit kishin bllokuar Brooklyn-in në rrjetet sociale. “Nuk është e vërtetë. Mami dhe babi nuk do ta bllokonin kurrë djalin e tyre. Ata u zgjuan të bllokuar – ashtu si edhe unë,” shkroi Cruz në Instagram Story më 21 dhjetor.

Sipas një burimi për The Sun, David dhe Victoria Beckham janë “të thyer shpirtërisht” nga situata. “I zuri në befasi dhe, në prag të Krishtlindjeve, kur familjet duhet të bashkohen, është shkatërruese,” tha burimi.
Thashethemet për një përçarje mes Brooklyn-it dhe familjes së tij kanë qarkulluar që prej martesës së tij me Nicola Peltz në vitin 2022. Në atë kohë, burime të ndryshme pohuan se Nicola kishte pasur mosmarrëveshje me vjehrrën e saj, Victoria Beckham. Tensionet u rindezën në maj, kur Brooklyn dhe Nicola munguan në festën e 50-vjetorit të David Beckham.
Në tetor, Netflix publikoi dokumentarin “Victoria Beckham”, ku u shfaqën pothuajse të gjithë anëtarët e familjes – me përjashtim të Brooklyn-it dhe Nicola-s. Po atë muaj, një burim për Us Weekly tha se Brooklyn “nuk ka interes të bëjë paqe” për momentin dhe është i fokusuar në një jetë “të qetë, pa drama” me bashkëshorten e tij.









