AKTUALITET

Samuel Kola kap Kryqin e Ujit të Bekuar në Shatërvanin e qytetit

Fier – Samuel Kola, ka qenë besimtari që ka kapur Kryqin e Ujit të Bekuar sot, në festën e Ujit të Bekuar ju dhjetra besimtarë e qytetarë kanë qënë pjesmarrës edhe pse ka patur rreshje shiu.

Ceremonia fetare ka nisur fillimisht në Kishën e Shën Gjergjit dhe më pas është zhvendosur drejt Shatërvanit të qytetit, ku u zhvillua edhe momenti tradicional i hedhjes së kryqit në ujë.

Kryqi është hedhur nga Atë Nikola, ndërsa në ujë janë hedhur katër fëmijë për ta marrë atë. Pas gares simbolike dhe me rëndësi shpirtërore, ka qenë Samuel Kola ai që ka arritur të kapë kryqin, duke u shpallur fitues i këtij rituali të shenjtë..

Ja dedikoj zotit, ka pohuar Samueli pasi ka dal nga uji i shatërvanit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button