
Në takimin që PD zhvilloi me përfaqësues të opozitës dhe shoqërisë civile, kreu demokrat tha duke komentuar zhvillimet aktuale se, “kërkojmë qeveri teknike që të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të mbajë duart larg nga sistemi i drejtësisë”.
Berisha: Ndaj dhe u bëj thirrje të gjithë atyre që na ndjekin, të vendosim të përmbushim misionin tonë.
Misioni ynë është përmbysja e kësaj qeverie, zhvillimi i zgjedhjeve të lira.
Së dyti, qeveria do ketë detyrë të mos pengojë drejtësinë.
Drejtësia nuk është e pagabueshme, por drejtësia nuk pengohet.
Që kur është krijuar shteti mijëra e mijëra vjet më parë, është vendosur që një grupi të vogël njerëzish t’i jepet përgjegjësia për shqyrtimin e shkeljeve të ligjit dhe ndëshkimin për to.
Dhe në qoftë se këto i merr në dorë ekzekutivi, drejtësi nuk ka më.
Siç po ndodh tani.
Edi Rama po merr në dorë imunitetin, provën, këtë dhe atë. Të gjitha.
Qeveria teknike do ketë detyrë larg duart nga sistemi i drejtësisë, i cili ka shumë të meta.
I cili u përdor politikisht, jo se e them unë këtë, por janë 7 rezoluta ndërkombëtare të të gjitha partive politike të qendrës së djathtë dhe të djathtë në botë, që denoncojnë drejtësinë shqiptare si drejtësi politike që bëri gjahun kundër opozitës.
Por përsëri, ne nuk mund të kalojmë në shoqëri parashtetërore.
Shoqëritë parashtetërore janë shoqëri pa drejtësi, me vetëgjyqësi.
Ne besojmë tek reformat, tek përmirësimet, tek Kushtetuta dhe ligji dhe luftojmë për zbatimin e tyre.
U falënderoj shumë për praninë dhe u garantoj se tek PD do keni një aleat, një bashkëpunëtor të vendosur në të gjithë qëllimin dhe projektin tonë për të realizuar një qeveri teknike, zgjedhje të lira për Shqipërinë.











