Përmbytjet në Fier, 80 familje të prekura dhe rreth 700 ha tokë bujqësore nën ujë

Situata hidrometeorologjike në qarkun e Fierit paraqitet më e qëndrueshme, ndërsa autoritetet raportojnë për ulje të niveleve të lumenjve dhe funksionim normal të infrastrukturës kryesore.
80 familje janë prekur nga përmbytjet, ku 4 banesa ndodhen në fshatin Cerven dhe rreth 75 në Ferras. Deri më tani janë evakuuar gjithsej 8 familje, 7 familje me 18 persona në Ferras dhe 1 familje me 2 persona në Poçem, Mallakastër.
Akset rrugore nacionale dhe lokale janë të aksesueshme normalisht, pa probleme në qarkullim. Furnizimi me energji elektrike vijon pa ndërprerje, ndërsa hidrovoret ndodhen në gatishmëri dhe në gjendje pune. Deri më tani nuk raportohet për dëmtime në argjinatura, akse rrugore apo infrastrukturë kritike.
Probleme vijojnë të ketë me furnizimin me ujë të pijshëm në qytetin e Fierit, pasi Stacioni i Pompimit në Kafaraj ndodhet nën prezencën e ujit nga lumi Vjosë. Ujësjellësi ka nisur shpërndarjen e ujit me autobotë për banorët e prekur.
Sipas të dhënave zyrtare, nivelet e lumenjve Seman dhe Shkumbin janë në tendencë rënieje. Edhe prurjet e lumit Vjosë në Urën e Mifolit kanë nisur të ulen, duke dhënë shenja pozitive për stabilizimin e situatës.
Si pasojë e daljes së lumit Vjosë nga shtrati, janë përmbytur rreth 650–700 hektarë tokë bujqësore, si brenda ashtu edhe jashtë argjinaturave. Zonat më të prekura janë fshatrat Poçem dhe Rromes në Bashkinë Mallakastër, si dhe Varibop, Adë, Kashisht, Kafaraj, Cerven, Ferras, Qarrë, Martinë dhe Pishë-Poro në Bashkinë Fier.
Në bashkitë Lushnjë, Divjakë, Patos dhe Roskovec ka pasur prezencë të ujërave sipërfaqësore në tokat bujqësore, jo si pasojë e daljes së lumenjve, por situata ka nisur të përmirësohet dhe uji është në tërheqje.
Strukturat vendore dhe qendrore vijojnë të jenë në terren për monitorimin e situatës dhe normalizimin e plotë të saj.
Reshjet e dendura dhe kushtet e pafavorshme natyrore gjatë orëve të fundit kanë bërë që 80 familje Çerven dhe Ferras të përfundojnë nën ndikimin e përmbytjeve si shkak e tejmbushjes kanalit Martinës me uji e Vjosës, ndërsa rreth 800 hektarë tokë bujqësore ndodhen nën ujë në zonën e rrethit të Vjosës.
Sipas informacioneve zyrtare dhe burimeve në terren, banesat e këtyre familjeve janë përfshirë nga uji, çka ka detyruar pushtetin vendor t’u kërkojë banorëve të jenë të gatshëm për evakuim të menjëhershëm, në rast përkeqësimi të situatës.
Autoritetet lokale kanë theksuar se situata po monitorohet nga afër dhe se, nëse dëmet konfirmohen, familjet e prekura do të përfitojnë mbështetje dhe dëmshpërblim, sipas legjislacionit në fuqi.
Ndërkohë, banorët shprehen se përmbytjet janë përsëritur edhe më herët, por këtë herë niveli i ujit ka qenë më i lartë dhe më problematik. Në nkë familje kanë ngirdhur nga mbytja 60 krerë pula











