Përgjigje Kompanisë Bankers Petroleum

Nga Isuf Tushe, Inxh. Gjeolog Nafte, Doktor i Shkencave Gjeologjike
“. . . , n.q.se të dhënat faktike do të ishin interpretuar korrekt, kompanitë konҫesionare nuk futeshin në vendburimet tona, sepse rritja e nxjerrjes naftës me investimet e tyre, që bazohet vetëm në shfrytëzimin e sforcuar, është shumë e vogël dhe ato nuk kanë interes të investojn parat e tyre kur rrisku është i lart. Fitimi i tyre qëndron pikërisht tek manipulimi i termave në kontrata që i lejon ato të vjedhin naftën pa investuar. Prandaj vendburimet ekzistuese, kategorikisht, nuk duheshin dhënë me konҫesion, por të qëndronin nën administrimin e Kompanisë Shtetërore të Naftës Albpetrol, e cila ligjërisht është e vetmja pronare e pasurive natyrore hidrokarbure . . .”(I. Tushe – Kumtesëreferuar në Konferencën Shkencore Prishtinë, 21 Maj/2022,me temë: “Shfrytëzimi i Burimeve Energjitike dhe Minerare në Gjeografinë Shqiptare në Dobi të Vendit”).
Konҫesionin Patos-Marinës, qeveria Nono në 2004-rën,kundërligjeve të privatizimit,pa tendër dhe me favore fiskale, ja fali disa personave oligarkë të saj që pasi siguruankëtë pasuri,rishtas krijuan nga hiҫikompaninë “Bankers Petroleum Alb” (BPAL), pa eksperiencë, pa kapital investues, pa diskutuar projektin e zhvillimitme specialistëtëinstitucioneveshkencore dhe naftëtarët, që e zbuluan dhe shfrytëzuan atëpër 5 dekada, por asme banorët në zonatpër rreth,sepse këta do të përballeshin me pasojat e rënda ekonomike-shëndetësore gjatë shfrytëzimit, ashtu siҫpovërtetohet. Qeveritë e korruptuara dhe të papërgjegjëshme Nano-Berisha-Rama, i krijuan BPAL shumë favorizime, e përjashtuan atë nga TVSH dhe gjithë detyrimet financiarendaj shtetit deri në mbarim të kontratës, pra konҫesioninë këtë pasuri natyrore, që në fillim e humbi qëllimin për të cilin u dha,sepseshteti humbi jo vetëm fitimin që merrteprej sajpor dhe vendburimin, pasigjithҫka doli jasht kontrollit dhe u futë në rrugën e shkatërrimit.
Kontrata, m.gj.se dështoi që në fillim të aplikimit, u mbështet nga qeveria Berisha por se ndryshoi as kjo e Ramës kur ndërroi konҫesionarin kanadez me këtë kinez. Termat e saj jo vetëm që s’udiskutuanasnjëherë, por ҫdo qeveri i shtoi këtij konҫesioni favore, bile k/ministri Rama urdhëroi institucionet e shtetit që të mos e kontrollojn atë, etj. Heqja e detyrimeve financiare dhe dhënia 100% eaksioneve, e bëri BPAL pronar me të drejta të plota mbi vendburimin dhe shteti humbi gjithë të drejtat mbi këtëpasuri. Termat e kontratës dhe favorizimet, kupola lartë politike bashkë me kompaninë i sajuan qëllimisht vetëm për interesat e tyre. Krijuan mundësinë që të manipulojn shpenzimet/investimet për punimet që kryhen në vendburim gjatë aktivitetit operativ deri tek eksporti naftës bruto, fitimet, etj.,për të dal me “humbje”. Ka prova dhe dokumenta se në këtëvendburim, që po shkatërrohet plotësisht, përdoren skema të sofistikuarapër grabitje masive dhe pastrim parash. Si mund të përdor qeveria kontratën e dështuar, në një pasuri kaq të madhe, sa herë që ndërron konҫesionarët oligarkë?Institucionet shtetërore përgjegjëse bashkë me këtë kompani iniciuan dhe krijuanskematmodel, që u aplikuan në gjithë vendburimet e naftës, gazit dhe në miniera, ku në sejcilin prej tyre operohet dhe grabitet njëlloj si tek Bankers Petroleum Albania.
Kontrata duhej pezulluar që në 2-3 vitet e para, se kompania ishte me shkelje të rënda në të gjitha termat e saj dhe dilte me “humbje”. Qeveritë, majtas-djathtas (PS-PD), as e pezulluan, as u konsultuan me atë për të ndryshuar termat e saj,sekompania BPAL me këtoskema të pista, orgjinale shqiptare, ndanë dhe pastron paratë qëgrabit, në Patos-Marinës, me kupolën e lartë politike, pushtetarët e sajnë të gjitha nivelet;me para në zarf, tendera,me kompani nënkontraktore fiktive brënda apo jasht vendit dhe pronar anonimnga vetë Bankers-i dhedrejtuesit kryesor të tij, me “aksionerë” që fshehin qeveritënë konҫesion, etj.Pra, Bankers-i ka blerë heshtjen e institucioneve të shtetitqë nga presidenca,qeveria, parlamenti, opozita, AKBN-ja, Albpetroli, gjykatat, doganat, policinë, mediatë, bashkitë, etj., i ka vënë ato në shërbim të tijpër të grabitur gjithë këtë pasuri kombëtaredhe të pastroj paratë, prandaj ndanë fitimin me ta!.
Propogandohet shpesh nga “specialistët” pranë qeverisë, se kemi kontrata shumëtë mira, me ndarje prodhimi, etj., porpa analizuar mirëkushtet e aplikimit. Sepse kompanitëkonҫesionare pasi marrinë pjesën e tyre të fitimit sipas kontratës, nëpërmjetskemavemafioze korruptive ndajnëme kupolën politike dhedrejtuesitë kryesor në institucionetpërkatëse shtetërore,nga k/ministria deri tek bashkitë pranëvendburimeve,atëpjesëtë fitimit (50%?) që duhet të merrte shteti. Me këto lojra tëpista, kupola politike PS-PD, që qeverisë Shqipërinënë këto 35 vite, po grabitë gjithëpasuritë natyrore minerare.
Kupola politike me këtë kompani oligarkësh, që zotron konҫesionin Patos-Marinës dhe ka peshën kryesore në nxjerrjen e naftës, e shkatërroi atë dhe gjithë industrinë nxjerrëse-përpunuesebashkëmerafineritë e saj, etj. Kjo skemë privatizimi po shkatërron gjithë vendburimet e tjera të naftës/gazit dhe minierave, si dhe uzinat/fabrikat e përpunimit/pasurimit tyre se është e njëjtë. Kompanitë sillen si pronar tëtyre, nuk pyesin për ligje, as për detyrimet financiare ndaj shtetit, as për të drejtat/detyrimet e naftëtarëve apo minatorëve, sepse bashkëveprojn me klasën politike që nxjerrë ligje apo VKM vetëm në favor të bizneseve të tyre për tëgrabiturpasuritë natyrore. Ky “sukses” u arritë në saj të bashkëpunimit tëpolitikës me Bankers Petroleum dhe Patos-Marinëza është epiqendra e kancerit që ka përhapur metastazat e tij në tëgjithë vendburimet e tjera të naftës/gazit dhe minerave.
Duke fryer shpenzimet/investimet, BPALka raportuar se del me “humbje”, s’ka paguar asnjë vit tatim mbi fitimin, asakcizënpërholluesin e importit, që përdoret në nxjerrjen e naftës dheshitej si naftë kontrabandë. Prandajautoritetet i vunë akcizëpor aiqë nga viti 2022 se ka paguar atë dhe bashkë me gjobënborxhishkon 120 milion Euro. BPAL humbi betejat me ligjin porqeveria Rama-Balluku ja pezulloi atë paraca vitesh. Para dy muajësh Dogana Fier i kërkonatij të shlyejdetyrimin deri në 22/11/2025, ndryshe i bllokon aktivitetin prodhues dhe financiar, pornë 15/12/2025lajmi u publikuanë disa mediaku Banker-sinjofton se:“Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm, Dogana ka bllokuar infrastrukturën nxjerrëse të vendburimit të Patos-Marinzës, duke e çuar aktivitetin operativ të Kompanisë në kolaps të plotë. Preteksti i bllokimit është mos-pagesa e pretenduar e akcizës për holluesin e naftës,. . ”.
Zotrinjë suitat “DRIZA dhe GORANI” në Patos-Marinës kanë naftë të rëndë, tepër viskoze dhe historikisht është shfrytëzuar me hollues. Mungesa e tij, sidomos me teknologjinë tuaj, në rezervuarin naftëmbajtës rreth zonës drenimit pusit,gjatë shfrytëzimit krijohetdepresion ilart, mbi të lejuarin, që shkatërron strukturën e tij, etj., dhe në sipërfaqe vjenë naftë,rërë,ujë, kurse në shtresë mbeten rezerva të mëdhanafte që s’rikuperohen dhe sjellëpasoja social-ekonomike. Prandaj, qeveria Rama midis shumë favoreve tjera ka miratuar disa ligje për akcizën e holluesit dheja njëri prej tyre, me VKM nr. 726/12.11.2014,“nëse BPAL paguan akcizë për holluesin, ajo konsiderohet kosto e rikuperueshme në masën 100%. Pra, në të dyja rastet, efekti ekonomik për shtetin shqiptar dhe BPAL-në është zero”, dhe kompania BPAL thekson se ky “. . . një produkt për të cilin, në fakt, nuk duhet paguar akcizë, pasi nuk ka konsum në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe nuk përdoret për prodhimin e nxehtësisë apo energjisë, . . ”.
Po faktet flasin ndryshe, se ai s’është përdor për qëllimin që u importua, por në atë gjendje ose i përzier me naftë bruto tregtohej si naftë kontrabandë në pikat e shitjes. Në të dy rastet kjo është një naftë me cilësi shumë të dobët, nuk ҫertifikohet përdorimi si karburant se shkatërron mjetet motorike, shkakton ndotje në atmosferë dhe pasoja të rënda në shëndetin e popullatës. Kishte ankesa nga përdoruesit për cilësin e tij se shtoi difektet në mjetet motorike. Nga bilanҫet që bënë autoritetet mbi sasinë e holluesit që hynte në dogan dhe asaj që përdorej në vendburim, kishte diferenca shumë të mëdha. Pra, ju e përdorët atë për konsum, siguruat fitime nga ky biznes i jashtligjshëm dhe kjo përbën vepër të rëndë penale. Prandaj me të drejt dogana vuri akcizën dhe autoritetet e gjobën, ndërsa ju e quani bllokimin “mënyrë arbitrare dhe në tejkalim të procedurave ligjore. . .”.
Bllokimi i aktivitetit nga dogana, se BPAL s’kapaguardetyrimin, është një vendim i drejt dhe jo arbitrar, bileduhet t’a shlyejnme kamatë vonesë dhe për atë janëndëshkuar ligjërisht. Kjo qëkërkonpublikisht,është një lojë kërcënimi ndaj qeverisë, që të mos jundërpresi aktivitetin deri në mbarim të kontratësose ka njëmarëveshje tëpistëkorruptive midis tyre që qeveria t’i ZEROI borxhindhet’a largoj atë paqësisht seka ardhë koha që këtëoligarkt’azëvëndësoj me një tjetër që t’a ketë tërsisht nën kontrollapot’a përdor si ndërmjetës për të rivendosurreputacionin e humbur të saj me politikën perëndimore. Historia e konҫesioneve në pasuritë minerare tregonqartë seqeveria,në ҫdo 10 vjet, ndërronoligarkët porjo kontratën dhe ai që ikënmerrë me vehte historinë e grabitjes dhe dëmet, shet vendburimin dhe ndanëparatë me qeverinë, ndërkohë kjozgjedhëoligarkun tjetër që jep ofertën më të mirë.
Zotrinjë të BPAL, kanadez apo kinez, favoret që ju kanë bërë qeveritëe korruptuara në kontratë me VKM apo urdhëra jo verbale, janë arsyja kryesore që ju vepronidheabuzoni rëndë mepasurinë natyrore më të madhe të popullit ton. Janë pikërisht këto benefite, institucionet tona tëpapërgjegjshme, paaftësia,keq-menaxhimi, keq-qeverisja, etj., që ju e keni shfrytëzuar fortë mirë për të rritur dozën e abuzimeve gjatë gjithë aktivitetit tuaj në këtë konҫesion,me qëllim për tëulur fitimin që të dilni me “humbje”. Keni nxjerrë edhe mbi 2 milion ton naftë bruto/vit dhe keni dalme “humbje”! Ku i gjeni paratë që“investoni” për të vazhduar aktivitetin?ishit donatori kryesori “Fondacionit Liri Berisha” ku ndanit paratë evjedhura me familjen, financoni zgjedhjet elektorale/lokale, bleni mediatpër reklama dhe heshtjen për skandalet tuaja apostudioligjore këshillimoreme pronar politikan dhefamiliar të tyre, etj., por pse s’paguani detyrimet financiare shtetit dhe gënjeni se i shlyeni ato? Paguani vetëm një taksëminerare qesharake, zero tatim mbi fitimin dhe kur dilni me “humbje” pses’aplikonisipas ligjitpër falimentim?Mashtroni me “investimetdhe ndihmat”në bashkitë, po sigurisht jepni lëmosha kurbleni vota për politikanët se me ata ndani dhe pastroni paratë që vidhni. Provat vërtetojn se Bankers Petroleum ështënjë kompani operatore e korruptuar qëbashkëme kupolën politike,qeveritë dhe institucionet e shtetitshqipëtarpër 21 vite, vepronisi një organizatë kriminale e konsoliduar që grabisni dhe shkatërronigjithë këtë pasuri natyrore minerare.
Qeveritarë,ai pak “investim” në teknologji qëbënë BPAL, s’duhej lejuar nga institucionet përkatëse se jo ҫdo gjë që kërkon operatori duhet pranuar, prandaj shteti kishteinsitutet shkencore të naftës dhe specialistët duheshin pyetur, por jui shkatërruat ato qëllimisht. Teknologji për rritjen e prodhimit, në ranorët me naftë viskoze ka plot, por ne përdorëmme sukses ato që s’kishin pasojashkatërruese në vendburim, siҫjanëvërejtur gjatë kohës që operohet nga BPAL, sepse kjo teknologji përdoret për tënxjerr sa më shumë naftë në një kohësa më të shkurtër se në plan të parë ky ka vetëm fitimin, por ka shkatërruar nëntokënduke lënë rezerva të mëdha në rezervuar,që s’rikuperohen më. Ky ështërealitetidhe gjëndja në vendburim. Shfrytëzimi barbar me pasoja kaq të rënda s’përbën problem për BPAL se se ka pasurinë e vetë, aspër ju qeveritarëtdhe institucionettuaja, se ju s’punoni për Shqipërinë po për xhepat tuaj, por n’a dhëmb ne se ajo është zbuluar me djersën, gjakun dhe me paratë e këtij populli të varfër.
Sipas BPAL,“Ky bllokim i menjëhershëm i operacioneve sjell pasoja të pariparueshme për vazhdimësinë e menaxhimit të fushës naftëmbajtëse, . . nëse ndalohet prodhimi i puseve të naftës, pjesa më e madhe e tyre nuk mund të rivihen më në punë, duke e dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme këtë pasuri të popullit shqiptar. Theksojmë se dëmi ekonomik i shkaktohet shumë më tepër shtetit shqiptar sesa BPAL-së, i cili është vetëm operator. . . jo pronar i tij . .”. Pra, BPAL s’qënkapronar i kësaj pasurie por për ҫudi mendon për shtetin!Mirë që e kuptoitani seështë operator se gjatë aktivitetit s’është sjellë si i tillë. Po qeveriae di këtë?, senë 29/09/2016 e lejoi Bankers-in kanadez ti shesi vëndburiminoligarkut saj kinez, Geo-Jade Petroleum,rreth $575 miliondhe këto indau me qeverinë? Operatori s’shet pasurinë e shtetit!
BPAL në njoftim shton se, “AKBN, përmes një letre drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe Ministrisë së Financave, ka sqaruar se:nafta bruto lëviz vetëm në gjendje të ngrohtë; nëse ftohet, ngrinë dhe nuk lëviz më. . . mungesa e kapaciteteve depozituese për një kohë të gjatë do të sjellë domosdoshmërisht ndërprerjen dhe ndaljen e vendburimit, së bashku me të gjitha pasojat e padëshiruara që lidhen me to”.Sigurisht bllokimiaktivitetit sjellëca pasoja po jo kaq shumë,për ato ka vetëm njëzgjidhjepër tëcilënduhet të mendoj qeveria.Ajo menjëherë tështetëzojvëndburimin dhe t’ja japiAlbpetrolit, seBPALështë në hetim për abuzime, vjedhje,grabitje dhe manipulonprovat:shpenzimet, investimet, fitimin, që kadal me “humbje” deri tanipër tëshmangur detyrmet financiare ndaj shtetit dhe ka shkelje serioze në të gjitha termat e kontratës qysh në vitin 2004.Pohetohet për korrupsion masiv por duhet hetuaredhe për shkatërrim të pasurisëpublike.SPAK-umenjëherëti bllokoj aktivitetin, llogaritë bankare, tisekuestroj vendburiminqë të ndalojvjedhjase faktet janëtë provuara dhe ne s’kemi pse të presim fundin e hetimeve apo proҫeset gjyqësore që zgjaten me vite, prandaj qeveria ti marri vendburimin.
Presidenti “mbrojtës”i kushtetutës dhe qeveria që s’vjelëborxhintë veprojn, të mos lënë BPALtë vazhdoj aktivitetin me “humbje”, pashlyerdetyrimetfiskale dhe me shkelje në termat e kontratës. Kjo pasuri është djersa, gjaku naftëtarëve dhe paratë e popullit, prandaj ju do përgjigjeni një ditë para SPAK-ut, sot apo nesër, për këto abuzime, grabitjen masive bashkë me BPAL, etj. Kthejani pasurinë popullit, sot se nëser është vonë, vlerësoni dëmet dhe ҫojeni atë në arbitrazh që të paguaj të gjitha detyrimet financiare që nga fillimi. Këtë kërkojm ne, populli. Çdo gjëështë fare e thjesht por ju s’keni dëshirën se doni t’a vidhni dhe shkatërroni atë, se specialistët dhe punonjësit shqipëtare kanë shfrytëzuar dhe po e shfrytëzojn këtë pasuri, ajo vetëfinancohet, kurrë s’ka patur dhe s’ka nevojë për investime të huaja ose vendase nga oligarkëttuaj. Konҫesionet i krijuat ju, kupola politike PD-PS, me qëllim për t’a grabitur dhe shkatërruar këtë pasuri kombëtare. S’na duhen këto kompani hajdutëshqë vetëm grabitin pasuritë tona.
Kujt i ka shërbyer aposhërben vazhdimi i aktivitetit, veҫse BPALme nënkontraktorët fiktive dhe organizatës kriminale ku përfshihen, kupola politike PS-PD dhe gjithë zinxhiri drejtues institucional që nga k/ministria-ministritë përkatëse, AKBN-ja, Albpetroli, mediat pranë tyre, doganat, drejtësia që hap e mbyll dosje korrupsioni,deri tek bashkitëFier, Patos, Roskovecdhetë preferuarit e tyre me studiot ligjore, etj., që mbushin skemat korruptive.Bankers-i me këta ndanë atë pjesëtëfitimit, që në kontratë i takon shtetit, i cili merrë zero tatim mbi fitimin. Ne i njohim pasojat nëse ndalet aktiviteti por dhe dëmet e mëdha që Bankers-i ka shkaktuar në vendburim, në financat e shtetit, privatëve,ndotjen masive të ambientit, shëndetin epopullit, etj., që s’riparohen dhedo i kushtojn miliarda Euro shtetit. Këto janë disa herë më të mëdha se dëmtimi i 12 kilometër tubacion. Prandaj shtetëzimi vendburimit dhe bllokimi aktivitetit, për arsyet që trajtuam, është zgjidhja e vetme dhe ligjore, shmangen pasojat dhe pasuria i kthehet popullit se poshkatërrohet nga grabitqarëte kompanisë dhe pushtetarët tanë.Bakers-iështë në hetim, ne s’kemi pse ti lëmë akoma fushën e naftësqë t’a shfrytëzoj barbarisht dhetë vazhdoj grabitjen. Këtët’aoperoj Albpetroli dhe ju siguroj se del me shumë fitim, i cili të shkoj për rritjen e mirqënies popullit!Por është kërkesë teknike që puset të reduktojn prodhimin dhe të kalojn në regjimoptimal shfrytëzimi, të studiuar dhe kontrolluar nga specialistët tanë, që të shpëtohetnga shkatërrimi i mëtejshëm.
Shtetëzimi dhe kalimi vendburimitAlbpetrolit, i zgjidhë“pasojatserioze”me të cilat BPAL gjoja “kërcënon”qeverinëqë të zhbllokoj aktivitetin se“. . do të sjellë dëme të pakthyeshme për Kompaninë . .”,se dalin nga puna 420 punonjëstë saj, rreth 5,000 tënënkontraktorëve që disa mund të jenë fiktivpër të ndarë dhe pastruar paratë e vjedhura, poredhe 1,300 tëAlbpetrolit. Jo,të gjithë do punojn, sasia naftës që del do jetë realese ka prova që BPAL gënjen nëraportimet e tij. Tubacionet, depozitat, 1,000 puset, impiantete përpunimit, etj., që janë pronë shteti dhe Bankers-i vetëm i ka bojatisur do jenëmë tësigurta, do mirëmbahen sipaskushteve teknike dhe puna do vazhdojpa ndërprerje. Do mbushet buxheti shtetit me fitimin që del nga nafta sefatkeqësisht vidhet prej 21 vitesh, do përmirsohen kushtet e punës dhe rriten rrogat e punonjësve dhe sapër pushtetin vendor,komunitetin rreth zonës naftëmbajtëse, jetënapo pronat e tij, etj., do mendoj qeveriae re apo Albpetrolii ri si dikur para privatizimit tëvendburimit. Pra,gjithҫka do bëhet shumë më mirë se punonjësitë janë bijëte popullit dhe kjo është pasuria e tyre!
Bankers-i konҫesionin, e mori jo se e meritonte porse drejtuesitë janë oligarkë të qeverisëdhe bashkëkontrollojn aktivitetin, ndajnëfitimet,shmangin detyrimet financiare, pastrojn paratë që grabisin, etj.Vetëm rishtetëzimi vendburimeve minerare krijon Fondin Sovran, “ëndërra e qeverisë Rama-Balluku”. Këto para tëinvestohenpër mirqënien e popullit, në sektorin edështuar tëkërkimit që të zbulohen rezerva të reja në zonat perspektive, tëndërtohet rafineria që shkatërroi k/ministri Rama seme urdhër të tijajo s’ufurnizuame naftë bruto, për të kënaqur oligarkët e importit karburanteve dhe BPAL, ku pas tyre fshihet Engjëll Agaҫime gjithë organizatën kriminale. PopullikërkonDREJTËSI. Bankers-it, që grabitpasurinënatyroreprej miliarda Euro ti bllokohet aktiviteti, llogaritë bankare, tipaguaj gjithë detyrimetshtetit,dëmet e shkaktuara në vendburim,privatëve, përreabilitimin esipërfaqessë ndotur masivisht, etj., se n’a kamashtruar me skema mafiozedhe para se tëlargohet andej nga erdhi t’ahetojSPAK-u! Ne jemi zotër nëkëtë pasuri se e zbuluamdhe shfrytëzuamnë 5 dekada, dimë më mirë se BPAL t’a menaxhojm dhe shfrytëzojmatë, pa e shkatërruar, pa ndotur ambientin, pa helmuar popullin dhe t’a përdorim me nikoqirllëk që kjo pasuri të n’a shërbej ne dhe brezave të ardhshëm të kombit shqipëtar.
Zotrinjë të Bankers-itme mediatqë financonii bëni thirrje: “. . .institucioneve qëta administrojnë me maturi këtë situatë delikate. . . se vendimet e kontrollit. . .janë konsideruar të paligjshme nga vetë Administrata Shtetërore . .”.Mekëtë thirrje judoni të mashtroni publikun,se institucionet dhe qeveria jonë për ju punojn dhe janë anëtar të skemave korruptive qëbashkë i keni krijuar,kurse për“. . . klauzolën e Forcës Madhore . . . të Marrëveshjes së Hidrokarbureve. . . , të nënshkruar me shtetin shqiptar”.Ky kërcënim i bëhet prapë publikut, që të dal kundër qeverisë për borxhin,por ajo po heshtë se me ju është dhekëtomarëveshje të pista me favore të tilla që keni bërë ju me qeveritarët tanë zagarjanëjo vetëmtë pa pranushme llogjikisht,po as ekzistojn, as kompensohensepsenëasnjë cep të botës s’ka konҫesione falas! Lidhur me “një kallëzim penal pranë SPAK kundër funksionarëve përgjegjës . .”.A e dini ju se këta janë ish drejtuesit tuaj,që me ju në kryedhe qeveritarët tanë,i keni grabitur shqiptarëve naftën dhe populli ju ka denoncuar nëSPAK para jush? Hetimet po vazhdojn por rezultatet dhe vendimi gjykatave do kohë se nga vendburimi,për 21 vite,mendojsejanënxjerr mbi 30 milion tonnaftë,me vlerëtregu 15-20 miliardEurodhe shteti ynës’ka marrë asnjëqindarkë prej saj, se igjithë ky fitimështë ndarë midis jush. Kjo pasuri është e shqiptarëve dhekompania Bankers Petroleum duhet të n’a kthej paratë qën’a kagrabitur!
Sjellja me arrogancë dhe me mashtrime e drejtueseve kryesor tëBankers Petroleum ndajpunonjësve të saj dhe në tërësi me abuzime, tashmë të provuaranë grabitjen masive në këtë konҫesiondhe shantazhimi që po n’a bëjnë me festat apo veset e tyretë shfrenuara, që besoj se edhe në vendin e tyre s’ndodhin,tregon qartë se këta janë fytyra e vërtetëe qeverisë shqipëtaredhe institucioneve shtetërore qëajo ka ndërtuar. Këto kanë humbur tërësisht monitorimin mbi konҫesionindhebashkë me BPAL, jo vetëm që po n’a grabisin dhe shkatërrojn këtë pasuri natyrore por me këto para dhe duke shfrytëzuar varfërinë qëikanë krijuarpopullit ton, kanë arritur deri atje sa këtë biznest’a kthen në qëndër prostitucioni. Kjo kupolëe lartë politike PS-PD bashkëme këta oligarkë, hajdutë me kollare shumëngjyrëshe, kanëzënë prej gryke gjithë politikën shqiptare për të shpëtuar kokën, familjet e tyre dhe pasuritëqë po n’a grabisin!
Qeveria Rama-Balluku-Denaj-Ibrahimaj që i pezulluan detyrimin për disa vite heshtin, Albpetroli pronari ligjor i pasurisë po ashtu, AKBN-ja që ështëpërgjegjëse për situatën e krijuarnga mungesa e monitorimit prej saj, në vend që tëdetyroj BPAL të shlyejborxhin, në letrën e saj, urdhëron Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe Ministrinë e Financave që të mos i bllokojn aktivitetin, pra indirekt edhe qeverinë që ti fali borxhin 120 milion Euro, por shteti e fitoi me gjyq dhe Bankers-i nuk e pagoi atë në afatin e caktuar. Referuarmediave të pavarura, pas këtij afati, k/doganieri dhe Ministri i Financave i bllokuanshlyrjen e tij deri në 31/12/2025, në mënyrë që Bankers-i të përfitoj nga ligji i miratuar dhe i shumë diskutuar i“Paqes Fiskale”që hyri në fuqi në Janar/2026 dhe fal detyrimet tatimore të krijuara mbi 10 vjet përbizneset. Të gjithë erdhën në përfundim qëborxhi të “ZEROHET”, prau vërtetua se qeveria me BPAL janë bashkë dhe borxhi doganor s’ka pse shkon në arkën e shtetit por tëndahet midis tyre sipas skemës së grabitjes dhe të dy palët fitojn! Ndërkohë, urdhëri DoganësFier për Bankers-inishte një lojë e qeverisë Rama për mediat dhe publikun që të merren ca kohëme këtë dhe jo me skandaletmë tërëndësishme të saj?
Pse ky paleo ministër dhe k/doganier, bëjnë pazare të pista me Bankers Petroleum që të mos paguaj detyrimin doganor sipas ligjit, por e këshillojn atë sitë fitojnga “Paqa Fiskale”?A kanë përgjegjësi ligjore këta drejtues institucionesh që zbatojn urdhëra jo verbale, tëpaligjëshme, të këtij k/ministri tëdekompozuar,i cili vazhdimishtgjatë qeverisjes tij, favorizon posaҫërisht BPAL qëpo n’a grabitëdhe shkatërron këtë pasuri natyrore marramëndëse, Arin e Zi,nëPatos-Marinës?Këto pazare janë pjesë e skemave të kësaj qeverie që stimulon oligarkët në kurriz të popullit,për të grabitur dhe ndarë me tëfitimin që del prej saj, me qëllim qëkontributi në ekonomi tëjetë ZERO. Aktiviteti i BPAL, i pa monitoruar nga AKBN, etj., dhekeq-qeverisja, keq-administrimi, etj., bëri qëkjo pasuriminerare jo vetëm që si shërben zhvillimit social-ekonomik të kombit ton, por ka mbi 30 vite që n’a është kthyer në një mallkim se ka krijuar ndotje masive të ambientinë gjithësipërfaqen e saj, qëështë mbuluar me pellgje bitumi, mbeturina nafte, derdhja e tyre ne lumenjet per rrethdhe gazrave helmuesqe shkarkohen në atmosferë, e kanëkthyer atë në një “Çernobil” me pasoja të rënda vdekjeprurës për banorët e zonës dhe me gjërë deri në det!
Ky preҫedent i rrezikshëm, ka prekur jo vetëm BPAL, por edhe gjithë kompanitë konҫesionare në vendburimet tjera tënaftës/gazit si Visoka, Ballsh-Hekali, Cakran-Mollaj, Gorisht-Koculi, Amonica, Kuҫova, etj. E njëjta situatëështë në miniera, vidhen ato të kromit me cilësi të lartë, të bakrit me përmbajtje të mineraleve të rralla, të hekur-nikelit, etj., që janë shumë të kërkuara në tregun botëror. Të gjitha janë shëmbëlltyra e BPAL, kanëdetyrime financiare ndaj shtetitpor si paguajn, kanë shkaktuar pasoja të njëjta në këto vendburime dhe në ekonominë tonë, etj. Sejcili prej tyre është një Bankers Petroleum më vehte dhe duhet ti hetoj SPAK-u, ti pezulloj aktivitetin operativ, ti sekuestroj llogaritë bankare, etj., dhe hajdutët të mos i nxjerr nga burgu. Pra, gjithë teritori ynë është në emergjencë dhe duhet shpëtuar nga organizata e plaҫkitësve PS-PD me oligarkët e tyre.I bëjë thirrje publike partive të reja opozitare, socialistëve dhe demokratëve,nëse ka mbetur ndonjë patriot, që t’a bëjnëkëtë kauzë të tyre dhe të ndalojn këtë grabitje masivedhe shkatërrim të pasurive natyrore minerare!Ti konsiderojn të jashtëligjëshme të gjithë tenderat dhe konҫesionet, qëdo japikjo qeveri e papërgjegjëshme në këtë periudhë kaq të trazuar!
Gjatë 2024-ës, Rama-Balluku, “specialistët” dhe mediat e tyre, n’a mbytën me propogandë për një grumbullim nafte/gazi rreth Shpiragut që do ndryshonte Shqipërinë dhe Europën, por prania tij ngriti pikëpyetje bashkë me “Fondin Sovran”. Këtan’a mashtruan duke i quajtur modeste pasuritë minerare të zbuluara, qëi shfytëzuanme kujdes naftëtarët, minatorët dhe specialistët tan dhe me të ardhurat e tyre u ndërtua Shqipëria. Propoganda kishte qëllim të ligjëronte grabitjen e tyre, të shuante zërat kritikdhetëshkatërronte me themel atë që ka mbetur nga industria naftës dhe ajoe minierave. Situata ҫdo ditë po rëndohet dhe bëhet alarmante, ato po gërryhen nga grabitja masive, po shkatërrohet gjithҫka, punonjësit kërkojnëtë drejtat e tyre dhe populli varfërohet, por heshtja 30 vjeҫare e politikës mbi këtë katastrofë të paparë në rruzullin tokësor vazhdon.Ka mungesë të plotë përgjegjësie nga qeveritë politike, institucionet eshtetit, opozita, drejtësia dhe sidomos SPAK-u, parlamenti që ligjëroi privatizimin dhe deri presidentët e republikës që e miratuan atëdhe që po elejojn akoma masakrën. Asnjeri s’reagon, të gjthë heshtin se janë pjesë e kësaj grabitje masive dhe nuk kanë dëshirë të veprojn se ju cenohen interesat e tyre financiare!











