SPORTTOP-NEWS

Egnatia ndalet ndaj Bylis, por mbetet në krye të renditjes

Egnatia nuk arriti të rikthehet te fitorja, duke regjistruar ndalesën e tretë radhazi në Kategorinë Superiore. Kampionët në fuqi u ndalën në një barazim 2-2 në transfertë përballë Bylisit, në takimin e vlefshëm për javën e 21-të të kampionatit.

Skuadra rrogozhinase e mbylli pjesën e parë në avantazh, falë golit të shënuar nga Yahaya në minutën e 47-të, duke shkuar në dhomat e zhveshjes me rezultatin minimal në favor.

Në pjesën e dytë, vendasit e Bylisit reaguan menjëherë, duke përmbysur shifrat brenda pak minutash. Përgjoni barazoi rezultatin në minutën e 51-të, ndërsa Mustafa realizoi golin e avantazhit në minutën e 58-të.

Pas takimit tranieri i Egnatias, Tetiva pohoi se Nuk jam i kënaqur me rezultatin, skuadra kish mungesa. Në pjesën e parë skuadra ishte më mirë.

Ndërsa tranieri i ekipit të Bylis, Mirel Josa ka pihuar se , Egnatia është një ekip për tu patur frikë, patëm një pjesë të parë të dobët. Nj[ çjesë e dytë më e mirë por mungoi finalizimi.

Egnatia u kundërpërgjigj në minutën e 73-të, kur Adjessa riktheu ekuilibrin në rezultat. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve në minutat e mbetura, kryesuesit e kampionatit nuk arritën të gjenin golin e fitores.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button