Aktori Malkaj rrëfen betejën e të birit me drogën: I kemi larë me lot rrugët e Tiranës me gruan

Aktori i mirënjohur, Mehdi Malkaj ka ardhur së fundmi me një rrëfim rrëqethës. Përballë Grida Dumës ai ka qëndruar si babai që ka përjetuar mbi shpatulla një nga betejat më të vështira, luftën e së birit me drogën.
Ai ka treguar se kur i biri ishte vetëm 15 vjeç provoi drogën e cila e “kapi fort” dhe nuk e lëshoi për vite me radhë, duke e kthyer kështu një njeri të varur ndaj saj.
Mes lotëve dhe zërin që i dridhej, Malkaj ka treguar se së bashku me bashkëshorten e tij e kërkon të birit nëpër rrugët e Tiranës.
“Me gruan time i kemi larë rrugët e Tiranës. Tërë natën me idenë se do ta gjenim djalin, nuk e gjenim, vinte vetë”, tha në një moment të podcastit Malkaj.
Por përpos gjithë këtij kalvari vuajtjeve ai tha se dashuria ishte ajo që e nxori të birin nga ajo humnerë.
Sipas Malkajt, dashuria e motrës u kthye në një dritë të fortë shprese dhe shërimi për djalin. “Ai tani është gjithë jetë, gjithë dritë. Ka sjellë dritë, gëzim, hare në shtëpi”, tha ai mes të tjerave.









