MAGAZINË

Nicole Kidman në një romancë të re dashurie?

Vetëm pak javë pasi finalizoi divorcin nga Keith Urban, Nicole Kidman thuhet se ka një admirues të ri.

Sipas TMZ, biznesmeni multimilioner Paul Salem po shfaq interes romantik për aktoren 58-vjeçare. Burime pranë tij kanë bërë të ditur se Salem, i cili shërben si kryetar i bordit të MGM Resorts International, e ka bërë të qartë në rrethin e tij se është i interesuar për fituesen e Oscar-it.

Megjithatë, burime të tjera sqarojnë se Kidman dhe Salem nuk janë në një lidhje. Ata thuhet se kanë dy miq të përbashkët dhe janë takuar vetëm dy herë, por nuk kanë kaluar kohë bashkë.

Lajmet për interesin e biznesmenit vijnë rreth një muaj pasi aktorja e “Big Little Lies” dhe Urban finalizuan divorcin më 6 janar. Çifti, i martuar që nga viti 2006, njoftoi ndarjen në shtator 2025. Aktorja paraqiti kërkesën për divorc më 30 shtator, duke përmendur “mospërputhje të pakapërcyeshme”.

Kidman dhe Urban kanë dy vajza, Sunday Rose (17) dhe Faith Margaret (15). Burime pranë aktores kanë treguar se ajo po kalon shumë kohë me vajzat dhe është e fokusuar te familja, ndërsa paralelisht po përgatitet për një vit të ngarkuar profesionalisht me disa projekte të reja në horizont.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button