AKTUALITETTOP-NEWS

Shembet rruga e sapoinaguruar në fshatin Usojë, reagojnë banorët

Mallakastër – Vetëm pak muaj pas inaugurimit, një segment rreth 20 metra i rrugës së rikonstruktuar në fshatin Usojë, në Bashkinë Mallakastër, është shembur duke shkaktuar alarm te banorët e zonës.

Sipas dëshmive të banorëve, por edhe të vetë punonjësve të ndërtimit të bashkisë, rrëshqitja e dheut ka prekur një pjesë të konsiderueshme të segmentit rrugor, e cila është mbështetur pranë banesën private të Hair Kamajt ku banojnë tetë.persona. Fatmirësisht, nuk janë shkaktuar dëme as në strukturën e jashtme të banesës dhe as në ambientet e brendshme të saj pasi dherat e rrugës janë mbështetur në muret e jashtme të banesës afro 100 vjeçare.

Gjithashtu, në momentin e shembjes nuk ka pasur automjete në qarkullim, duke shmangur një ngjarje potencialisht të rrezikshme.

Bektash Kamaj

Banorët shprehen se rruga e rikonstruktuar duhej të ishte pajisur me kanale kulluese për ujërat e shiut. Sipas tyre, mungesa e sistemit të drenazhimit, e kombinuar me reshjet e fundit, ka ndikuar drejtpërdrejt në shembjen e segmentit.

Yzedin Çelaj specialist rrugësh 8 vjet punon me rugë në Serbi

Ndërkohë, autoritetet lokale kanë marrë masa të menjëhershme për sigurinë: segmenti i dëmtuar është bllokuar për qarkullimin e automjeteve dhe është sinjalizuar zona për të shmangur rrezikun. Firma ndërtuese është njoftuar dhe, sipas burimeve zyrtare, pritet që riparimi të kryhet brenda 2–3 ditësh.

Ll gigapixel low res scale 2 00x

Punimet për rikonstruksionin e kësaj rruge 1,5 km e gjatë janë kryer nga Firma “Llazo” shpk fituese në tenderin e zhvilluar nga bashkia Mallakastër. Kryebashkiaku i Mallalastrës Ismailaj ka pohuar se rruga është brënda afatit të garancisë dhe nuk ka bllokuar qarkullimin në fshat.

Përgjegjësi i ndrërmarrjes së bashkisë Kasëm Saliaj

Banorët kërkojnë që ndërhyrja të mos jetë thjesht një riparim i përkohshëm, por një zgjidhje përfundimtare që garanton sigurinë dhe qëndrueshmërinë e rrugës në afatgjatë./ALB465/ Xhemil Beharaj

638249301 1333678835459307 2760625257935032467 n (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button