AKTUALITET

Taksia godet për vdekje 70 vjeçarin me biçikletë, do kalonte autostradën.

Lushnje – Një aksident i ma marrë jetën një 70 vjeçare këtë mbrëmje në fshatin Rrapëz. Skënder Maledhi banor i zonës është përplasur nga një mjet tip Hyunday dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja në autostradën Lushnje – Fier teksa viktima kalonte nga njëra anë e autostradës në anën tjetër dhe është përplasur për vdekje nga automjeti që drejtohej nga një 52 vjeçar.

Policia e qarkullimit rrugor ka mbërritur në vendngjarje së bashku dhe ambulanca, e cila nga ana e saj ka pritur derisa janë kryer veprimet e ekspertizës për të marrë trupin e pajetë dhe t’a çonte në morgun e spitalit të Lushnjes.

Në vendngjarje është thirrur dhe policia e rendit për të qetësuar situatën pasi të afërmit e viktimës kanë qenë shumë të ngarkuar emocionalisht dhe kanë fyer dhe ofenduar drejtuesin e mjetit.

Drejtuesi i taksisë që shkaktoi aksidentin është ndaluar dhe është dërguar në policinë e Lushnjes.
Sipas të dhënave paraprake, viktima kalonte me biçikletë nga njëra anë e autostradës në anën tjetër dhe është përplasur për vdekje nga mjeti tip Hyundai që ishte dhe taksi.

Lushnjë / Informacion paraprak

Rreth orës 19:25, në aksin rrugor Fier–Lushnjë, shtetasi G. Sh., 52 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin S. M., rreth 70 vjeç, i cili, si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi G. Sh., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button