POLITIKË

Berisha njofton datën e protestës së ardhshme

Pas protestës së 20 shkurtit, kryetari i Partisë Demokrati Sali Berisha ka njoftuar mbajtjen e një tjetër proteste më 28 shkurt, duke i bërë thirrje strukturave të Partisë Demokratike për mobilizim të plotë. Në një mesazh drejtuar anëtarësisë, ai e cilëson tubimin e fundit si një “sukses shumë të rëndësishëm”, falë angazhimit dhe vendosmërisë së mbështetësve, duke theksuar se jehona e tij ka pasur ndikim brenda dhe jashtë vendit.

Berisha shprehet se nga dita e nesërme do të nisë “beteja e ardhshme”, me synimin për të garantuar pjesëmarrje sa më masive në protestën e 28 shkurtit. Ai u kërkon demokratëve të angazhohen në çdo lagje, qytet e qendër pune për mobilizimin e qytetarëve, ndërsa ora dhe vendi i protestës do të bëhen të ditura të hënën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button