Qarkullonte me armë zjarri, dy të ndaluar në Fier

Fier – Finalizohet operacioni policor i koduar “Guns”, për goditjen e armëmbajtjes pa leje. Qarkullonte me automjet i armatosur me armë zjarri, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari.
Në pranga edhe një 21-vjeçar, pasagjer në automjet, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.
Sekuestrohen arma e zjarrit tip pistoletë, një armë sportive, automjeti me të cilin udhëtonin të arrestuarit, dhe 2 celularë.
Në vijim të punës për goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe identifikimin e personave që qarkullojnë të armatosur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, bazuar në informacionet e siguruara, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Guns”.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit Jetar Bajaziti, 41 vjeç, dhe Alesio Llupi, 21 vjeç, të dy banues në Fier.
Gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte shtetasi Jetar Bajaziti, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri tip pistoletë, me 5 fishekë në krehër.
Më pas, gjatë kontrollit të një servisi në pronësi të shtetasit Jetar Bajaziti, u gjet dhe u sekuestrua një armë sportive tip pushkë ajrore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, në ngarkim të shtetasit Jetar Bajaziti, si dhe “Moskallëzim i krimit”, në ngarkim të shtetasit Alesio Llupi









