Jeton në rrugë por ka Ferrari, historia që shokoi Francën

Një rast që po bën bujë në Francë ka nxjerrë në pah një skemë të dyshuar mashtrimi me përmasa milionëshe Gjithçka nisi kur policia rrugore në rajonin Vaucluse ndaloi një Ferrari Portofino të kua që po lëvizte me afro 250 km/h.
Por surpriza më e madhe nuk ishte shpejtësia – ishte identiteti i shoferit
Sipas autoriteteve, burri i ndaluar rezultonte zvrtarisht i papunë, pa të ardhura dhe përfitues i ndihmës sociale, madje i deklaruar si persor në vështirësi ekonomike. Megjithatë ai drejtonte një makinë sportive me vlerë rreth 200 mijë euro
Cfarë zbuluan hetimet?
Gjatë marrjes në pvetje, shoferi pretendoi se makina i përkiste nënës së tij. Por verifikimet treguar se Ferrari ishte i regjistruar nė emër të një kompanie pasurish të paluajtshme, e menaxhuar nga vetë i dyshuari, nëna dhe pjesëtarë të tjerë të familjes
Hetimi i mëtejshëm nxori në dritë një skemë të dyshuar për:
Fshehje të të ardhurave
Përvetësim të fondeve shtetërore
Shmangie taksash
Pastrim parash
Sipas mediave franceze, familja dyshohet se ka përfituar rreth 1.8 milion euro ndihmë sociale ndërkohë që kishte edhe 1.6 milior euro të ardhura të padeklaruara nga aktivitetet e biznesit
Nga ndihma sociale te jeta luksoze
Ndërsa “në letër” rezultonin të papunë dhe të paaftë për të paguar faturat, në praktikë familja jetonte një jetë luksoze, me makina të shtrenjta dhe udhëtime në destinacione ekskluzive.
Pas bastisjeve të kryera nga autoritetet, familja është arrestuar dhe pritet të dalë para gjykatës në Draguignan, ku pērballet me akuza
për mashtrim, punë të padeklaruar pastrim parash dhe keqpërdorim të aseteve të kompanisë











