AKTUALITETTOP-NEWS

Këshilli i Mandateve/ Prokurorët: Balluku rrezikon deri 35 vjet burg!

Prokuroria e Posaçme ka deklaruar në Këshillin e Mandateve se pozita procedurale e Belinda Ballukut është rënduar ndjeshëm krahasuar me fazën fillestare të hetimit, duke rritur ndjeshëm edhe dënimin maksimal që ajo rrezikon.

Gjatë paraqitjes së kërkesës për autorizimin e arrestimit, përfaqësuesit e SPAK janë shprehur se: “Në situatën kur i kërkuar masa e parë ndaj znj. Balluku rrezikonte deri në 10 vite burg; sot që flasim situata e saj është rënduar, dhe me akuzat e prokurorisë në këtë moment znj. Balluku rrezikon deri në 35 vite burg”.

Deklarata u bë para deputetëve anëtarë të Këshillit, si pjesë e argumentimit të prokurorisë për ashpërsimin e akuzave dhe për nevojën e një mase më të fortë sigurie për të cilën parlamentit i kërkohet autorizim për arrestim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button