Protesta kombëtare e opozitës, qytetarë e mbështetës të PD para kryeministrisë

Ka nisur protesta e paralajmëruar nga opozita në Tiranë. Qytetarë të shumtë janë mbledhur para Kryeministrisë, ndërsa kryedemokrati Sali Berisha mbërriti në selinë e PD-së dhe u prit nga mbështetësit e tij. Kjo është protesta e pestë kombëtare dhe e katërta që nga janari i 2026. Opozita kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama dhe zv.kryeministres Belinda Balluku pas skandaleve të korrupsionit. Para Kryeministrisë nuk do të mbahet asnjë fjalim. Fillimisht protestuesit u mblodhën para selisë së PD dhe pastaj u nisën drejt godinës së qeverisë bashkë me Berishën.
Është hera e dytë që policia e Tiranës nuk garanton zhvillimin e protestës. Shkak janë sulmet gjatë tre protestave të fundit, më 24 janar, 10 dhe 20 shkurt. Policia citon gjithashtu thirrjet për dhunë nga drejtuesit e PD-së si arsye për mosaprovimin e tubimit.








