SPORT

Sherr në ndeshjen Apollonia – Pogradeci, pritet ndëshkim i myzeqarëve (video)

Sherr dhe karton i kuq në sfidën Apolonia–Pogradeci, fierakët humbasin kontrollin – pritet dënim i rëndë

Sfida mes Apolonia Fier dhe Pogradeci u shoqërua me tension të lartë deri në sekondat e fundit të takimit. Liqenorët arritën të marrin një fitore të vyer 2-1, falë golit të shënuar nga Pius në minutat shtesë, duke heshtur stadiumin dhe duke ndezur nervat në kampin vendas.

Në kohën shtesë, nervozizmi i fierakëve u përkthye në veprime antisportive. Ersiljdo Asllanaj u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj kundërshtarit, vendim që tensionoi edhe më tej situatën në fushë. Menjëherë pas këtij episodi, shpërtheu një përplasje mes lojtarëve të të dyja skuadrave, duke e mbyllur ndeshjen në kaos dhe polemika.

Për shkak të incidenteve të regjistruara, Apolonia pritet të përballet me masa disiplinore nga organet kompetente të futbollit shqiptar. Vendimi zyrtar pritet të bëhet publik në ditët në vijim, ndërsa klubi fierak rrezikon një dënim të rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button