AKTUALITET

Shkarkohet nga detyra kreu i policisë së shtetit Ilir Proda

Ilir Proda është shkarkuar nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Ndërkohë në krye të Policisë së Shtetit është komanduar Sokol Bizhga.

Ilir Proda është shkarkuar nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Vendimi ka qenë i kryeministrit Edi Rama pas protestës së opozitës të shtunën. 

Sipas BW, arsyetimi pas shkarkimit të Prodës është “mosgarantimi i rendit dhe sigurisë” gjatë protestës së opozitës, “duke rrezikuar jetën e shtetasve të huaj”.

Kujtojmë se në Vilën 31, ish-rezidencën e diktatorit Enver Hoxha, u regjistruan tensione kur protestues hodhën molotovë dhe fishekzjarrë, teksa brenda ambineteve ndodheshin shtetas të huaj, pasi godina është kthyer në një ambient pritës për artistët.

Sakaq, bëhet me dije se Sokol Bizhga do të komandohet në drejtimin e Policisë së Shtetit. Po ashtu raportohet se nga detyra është shkarkuar edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button