Ky është shqiptari që u bë President i Argjentinës, si mashtroi me origjinën

Shaiptarët historikisht kanë bëre karrierë dhe kanë arritur maiat e pushtetit në shumë vende të botës, Ata kanë qenë fiqura të rëndësishme politike, ushtarake dhe kulturore ne Egjipt, Rumani, Itali, Greqi, Turgi dhe më gjere.
Giatë kërkimeve historike për shaiptarët në Greqi, kam hasur në disa të dhëna që tregojnề se presidenti i parë i Republikës Demokratike të Argjentinës
Bartolomeo Mitre Martinez, mund të ketë pasur oriqjinë shaiptare.
Bartolomeo Mitre ishte politikan, ushtarak, shkrimtar, gazetar, ish-guvernator i Buenos Airesit dhe një nga burrat e shtetit më të njohur në Amerikën Latine.
Sipas disa burimeve, familja Mitre kishte ardhur në Argjentinë nga Venecia dhe kishte origjinë greke. Por nga kërkimet e mia kam zbuluar se, në të vërtetë, origjina e familjes Mitre ishte nga Himara dhe se stërgjyshi i tin quhej Dhimitër Mitropulos.
Dihet se shumë familje shaiptare të besimit ortodoks, para shekullit XX për shkak të mungesës së një kishe ortodokse shaiptare, frekuentonin kishat greke dhe femijët e tyre ndiqnin shkolla greke. Për këtë arsve, në emigracion ata shpesh regjistroheshin si grekë, edhe pse nuk shin të tillë.
Raste të tilla janë të shumta gjatë shekujve dhe ndodhin edhe sot. Në këtë kuadër, do të siellim disa të dhëna që tregoinë se familja e Bartolomeo Mitre Martinez ishte me prejardhje nga Himara.
Familja Mitru, ose Dhimitriu, u largua nga Himara rreth vitit 1670 dhe fillimisht emigroi në Venecia. Kjo familie himariote kishte lidhie të ngushta me humanistin shqiptar nga Labova, Vangjel Zhapa.
Bartolomeo Mitre lindi në qershor të vitit 1821 në Buenos Aires. Që në fëmijëri shfaqi një karakter të fortë shpirt kryengritës dhe vendosmëri të jashtëzakonshme. Në moshën 15-vjeçare u largua nga Argjentina dhe udhëtoi në disa vende tẽ Amerikës Latine.
Nga viti 1836 deri në 1839 studioi në shkollën ushtarake në degën e artilerisë, ku mori gradën toger. Nẽ të njëjtën periudhë botoi poezi dhe shkrime në disa gazeta të Amerikës Latine.
Në vitin 1841 u martua me Delfina María Luisa de Vedia Pérez, me të cilën pati gjashtë fëmijë: dy vajza dhe katër djem.
Për shkak të përplasjeve politike, ai u detyrua disa herë të ndryshonte vendbanim, duke jetuar në Kili, Peru, Uruguaj dhe Bolivi. Udhëhoqi beteja të rëndësishme dhe u zgjodh disa herë ministër i Mbrojtjes dhe i Jashtëm në qeveritë provinciale të Amerikës Latine.
Në vitet 1840 u takua me arbëreshin Giuseppe Garibaldi, për të cilin kishte një admirim të veçantë.
Gjatë viteve 1850 Mitre u bë ministër i Jashtëm dhe i Mbrojties i Buenos Airesit, më pas guvernator i provincës deri në vitin 1862.
Më 12 tetor 1862, u zgjodh Presidenti i parë i Republikës Demokratike të Argjentinës, post që e mbajti deri më 12 tetor 1868. Ai vlerësohet si arkitekti i unitetit kombëtar dhe zhvillimit ekonomik të vendit.
Kandidoi sërish për president në vitet 1874 dhe 1891, por nuk fitoi.
Mitre dha një kontribut të madh në kulturën argjentinase. Në vitin 1870 themeloi gazetën La Nación, është themelues i Akademisë së Historisë së Argjentinës dhe autor i veprave të njohura historike “Historia de Belgrano” dhe “Historia de San Martín”.
Në vitin 1893 u emërua Grand Master i Lozhës së Madhe të Masonerisë në Argjentinë dhe më 1901 u bë anëtar nderi i saj.
Vdiq në vitin 1906. Shtëpia ku jetoi që nga viti 1860 u shndërrua në Muzeun Mitre, një nga muzetë më të rëndësishëm historikë të Argjentinës.
Sot, bibliografitë zyrtare e përshkruajnë Mitren si me origjinë greke. Por, siç dihet, Himara nuk ka qenë kurrë pjesë e Greqisë dhe nuk ka qenë historikisht territor grek.
Për këtë arsye, është e domosdoshme që studiuesit shqiptarë të diasporës të hulumtojnë më tej këtë çështje dhe të nxjerrin në dritë të vërtetën pěr origjinën e Bartolomeo Mitre./ Marr nga Info











