AKTUALITET

Portugezi u vra me thikë në Ksamil, siguroet foto e Luis Miguel Varela Mendes

20 –vjeçari, Luis Miguel Varela Mendes, turisti portugez që shihni në foton e siguruar nga Syri, është i riu që u vra me thikë në orët e para të 18 gushtit në Ksamil, pas një konflikti në lokalin “Principote” që i mori jetën mëngjesin e së martës, 18 gusht. 

20-vjeçari kishte mbërritur në Ksamil dy ditë para ngjarjes së bashku me një grup turistësh francezë dhe planifikonin të largoheshin drejt Spanjës më 26 gusht.

Natën e ngjarjes së rëndë, të rinjtë po merrnin pjesë në një festë në local në Ksamil, ku performonin disa DJ francezë. Nga informacionet mes grupit nisi një debat për zhurmën, ndërsa konflikti më pas u zhvendos në plazh.

Sipas policisë, shtetasi francez David Heurtevent e goditi Mendes me grushte, ndërsa punonjësi i sigurisë Sokrat Lipan, i njohur edhe si Sokrat Vata, e goditi me thikë. 20-vjeçari humbi jetën në vendngjarje.

Vata ka pretenduar se thika i përkiste viktimës dhe se gjatë konfliktit ia mori nga dora përpara se ta godiste. Ky version po shqyrtohet nga hetuesit.

Pas ngjarjes, Vata u kap në Levan, i fshehur në bagazhin e makinës së një çifti turk, të cilët dyshohet se po e ndihmonin të largohej drejt Tiranës.

David Heurtevent dhe pronari i lokalit, Bekim Bulica, vijojnë të jenë në kërkim.

Katër kamerierë dhe katër persona që kryenin rolin e truprojave, mes tyre një punonjës policie, një punonjës i burgjeve dhe një polic bashkiak, janë të arrestuar sepse dyshohet se atra nuk ndërhynë për të parandaluar ngjarjen dhe nuk e raportuan krimin e tmerrshëm. 

Në total, për ngjarjen janë arrestuar 11 persona, ndërsa dy persona janë shpallur në kërkim, njëri prej të cilëve si autor i përfshirë në vrasjen e të riut portugez. Syri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button