AKTUALITET

Policia futet dhunshëm në protestën e Lapajt para kryeministrisë

Policia ka ndërhyrë gjatë protestës së partisë “Shqipëria Bëhet” të drejtuar nga Adriatik Lapaj para kryeministrisë këtë të premte. Forcat e rendit, të shumta në numër, u kanë marrë me forcë protestuesve karriget dhe pankartat. Lapaj, paralajmëroi ngritjen e çadrave para godinës së Kryeministrisë, ku anëtarë të partisë së tij po protestojnë prej muajsh.

Lapaj bëri thirrje edhe për bashkim të qytetarëve, ndërsa shtoi se “beteja kundër hajdutërisë nuk duhet të ndalet”. Ai u bëri thirrje politikanëve të të gjitha partive që të mblidheshin në shesh me çadrat e tyre dhe të protestonin së bashku dhe të mos rrinin studiove televizive.

“Po përballemi me qeverinë më të korruptuar në Europë. U bëj thirrje qytetarëve që të bashkohen kundër hajdutërisë”, – tha Lapaj. Ai njoftoi edhe vendimin e Prokurorisë që ka rrëzuar kallëzimin e Policisë dhe sekuestrimet e mëparshme të çadrave dhe sendeve të Lëvizjes, duke i rikthyer ato dhe duke u hapur rrugën e protestave të tjera

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button